8 Marsi, Kryemadhi uron gratë dhe vajzat: Mos u bëni fasadë e politikanëve, revoltohuni

703
Në ditën ndërkombëtare të gruas, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka ndarë një mesazh shumë domethënës përmes një postimi në facebook. Aty Kryemadhi i bën thirrje grave që të festojnë ose edhe të protestojnë, pasi askush nuk mund ti gjykojë.

“Gëzuar 8 marsin nëna, gra, motra dhe vajza të dashura! Qofshi të lumtura e të gëzuara çdo dite të vitit, sepse e meritoni. Festoni sot si të doni e mundni, askush nuk mund t’ju gjykojë nëse keni vendosur të shkoni për drekë a darkë, të këndoni a vallëzoni, apo dhe të protestoni”,-shkruan Kryemadhi.

Pas urimit, Kryemadhi jep edhe këshillën e saj. ”Mos u bëni fasadë e politikanëve në një ditë si kjo, por revoltohuni përballë tyre sepse të gjithë duhet të bëjnë më shumë për ju”.

Kryemadhi nuk harron as meshkujt, ku ju thotë femrave që të mos trishtohen nëse bashkëshortët kanë harruar ti urojnë ”sepse janë ata që kanë më shumë nevojë për ju dhe qortimet ndoshta do ti bëjnë të kujtojnë se jeni shtylla e familjes”.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:
“Gëzuar 8 marsin nëna, gra, motra dhe vajza të dashura! Qofshi të lumtura e të gëzuara çdo dite të vitit, sepse e meritoni. Festoni sot si të doni e mundni, askush nuk mund t’ju gjykojë nëse keni vendosur të shkoni për drekë a darkë, të këndoni a vallëzoni, apo dhe të protestoni.
Sepse është e drejta juaj të zgjidhni, jo vetëm në 8 mars, por për çdo ditë të vitit çfarë është më e mira për ju dhe familjet tuaja.
Mos u bëni fasadë e politikanëve në një ditë si kjo, por revoltohuni përballë tyre sepse të gjithë duhet të bëjnë më shumë për ju.
Mos u trishtoni nëse bashkëshortët kanë harruar t’ju urojnë sepse janë ata që kanë më shumë nevojë për ju dhe qortimet ndoshta do ti bëjnë të kujtojnë se jeni shtylla e familjes.
Gëzojini urimet e fëmijëve, sepse ata do të bëhen më të mirë falë kujdesit tuaj! Qoftë dita e sotme festë dhe protestë për një jetë më të qetë, të sigurt dhe të lumtur për ju!
Gëzuar dhe ti mami im sot, sado të mundem nuk të falenderoj dot për kujdesin dhe mirësinë që më ke falur, për sakrificat që ende vazhdon të bësh për ne, fëmijët e tu.
8 marsi më kujton që këtë falenderim duhet ta bëj çdo ditë për ty!”.
Sigal