2 qeveritë shqiptare mblidhen në Korçë e Vlorë

89
Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do të mbajnë mbledhjen e 4 të përbashkët që do të zgjasë 2 ditë. Ditën e parë do të mblidhën në Korçë, të hënën e 27 Nëntorit për të përfunduar në Vlorë në ditën e Pavarësisë.
Në Axhendën e mbledhjes që Tv Klan ka siguruar dhe që do të mbahet nën moton “Një tokë, një ëndërr, një popull”, parashikohet nënshkrimi i 4 marrëveshjeve, 2 prej të cilat kanë të bëjnë me diasporën.
Dita e parë e mbledhjes që do të nisë në orën 16:00 të datën 27 dhe do të zgjasë 90 minuta, do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp të kryeministrave Rama e Haradinaj.
Mëngjesin e datës 28, në ditën e festimeve të 105 vjetorit të Pavarësisë, 2 kabinetet qeveritare nisen drejt Vlorës ku në mesditë do të marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit dhe do të kryejnë homazhe në monumentin e Atit të Pavarësisë, Ismail Qemal bej Vlorës, ceremoni që kryesohet nga presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Po në Vlorë, në Shtëpinë Muze do të zhvillohet një aktivitet i përbashkët, ku do të shpallet dhe logo zytare e Vitit Mbarëkombëtar i Skënderbeut dhe ku 2 kryeministrat dhe presidenti Meta është parashikuar të mbajnë fjalime.
Mbledhja e 2 qeverive shqiptare shënon dhe hapjen zytare të vitit të Skënderbeut me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar.