Ramush Haradinaj reagon për përplasjen ‘Cakaj’: Metën e kam shumë mik, por…

643
Sigal

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk ka dashur të përfshihet në debatin e brendshëm të politikës shqiptare lidhur me kandidaturën e ministrit te Jashtëm, pavarësisht se Gent Cakaj vjen nga Prishtina.

“Unë e dua Shqipërinë pa kushte dhe e kam shumë mik Ilir Metën. Por me komentua një vendim të tillë jo”,tha Haradinaj, duke iu përgjigjur interesit të medias.

Ilir Meta dekretoi Besa Shahinin si ministre të Arsimit, e cila vjen nga Kosova, por refuzoi ta dekretonte Cakajn si kryediplomat. Presidenti dha si arsyetim mungesën e përvojës si dhe i quajti të rrezikshme dhe destruktive deklaratat e Cakajt pro korrigjimit të kufijve të Kosovës.

Kjo ka shkaktuar një konflikt të hapur mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama, i cili do të duhet të mendojë një plan B për të dalë nga situata.