Shqipëri ku i ke burrat e parlamentit ti ?

817
Bardhyl Berberi 
Të gjithë jemi shushatur kur pamë atë deputetin e ri të PD që kishte ngatërruar skenën, ai shumë mirë mund të bëhej aktor humori jo deputet parlamenti. A e kupton Lulzim Basha se çfar ka sjellë në parlament, po senatorët e vjetër që ka përjashtuar nga parlamenti si janë ndier? Të gjithë po heshtim kur e keqja po na shpaloset me arrogancë dhe poshtërsi nga klasa politike shqiptare që luan me një popull të varfër që ka një mijë e një halle. Heshtja në këtë rast është vetë e keqja. Aktualisht, ne shqiptarët jemi kthyer në ca llafazanë kafenesh, ku i kërkojmë llogari gjithësecilit, shajmë këd , ankohemi për këdo, e gjejmë fajin, të keqen dhe problemin gjithmonë e lemë aty në kafene ku kemi zhvilluar debatin. Duke qenë se ne shqiptarët kësaj here si asnjëherë tjetër kemi mbi shpinë të paaftin servilin, të korruptuarin, vrasësin, por në të shumtën e rasteve ne sulmojmë të ndershmin, atë me integritet, që janë me pikatore, pasi shumica në administratë janë të paaftë me diploma të dyshimta, që e kanë kryer shkollën nëpër kioskat e sapo mbyllura private. Ne na pëlqen të ndjekim “ Ata’’ të dyshimtit, të fortët, që kanë distacë intelektuale me km, braktisim të ndershmin. Duke qenë se ne nga frika ndjekim të fortin që ka marrë karriken e drejtuesit, nga padija i japim fuqi batakçiut të korruptuarit, pse jo dhe hajdutit dhe delenxhiut. Nxjerrja e dufit dhe pakënaqësisë vetëm nëpër kafene , na bën viktimat e rradhës, qofshin këta njerëz, ligje apo institucione, shpresë, moral, drejtësi apo besim. Udhëheqës dhe parlamentarë karagjozë që paguhet me taksat tona, votohen nga ne, e na vjedhin , na mashtrojnë, jo vetëm me ligësitë e tyre por dhe me pafatësinë e tyre skandaloze. Dhjetra skandale me korrupsion, plaçkitje, dëmtim a humbje jetësh njerëzore në vendin tonë kalojnë pa u ndëshkuar. Tek ne në mënyrë djallzore janë ndërthurur njerzit e paftë dhe të djallzuarit. Ky është një kombinim shumë i keq, nga ky hibrid lind një mostër shumë e rrezikëshme. Debate të pafundme, sfilitëse deri në rraskapitje, në emisionet televizive e kuvendore për krimin që ka mbërthyer Kuvendin, Partitë dhe Institucionet. Politikanët tanë janë bërë simbiozë me horrat, e krimit. Gjithçka po ndodh, të gjithë po ankohemi, asgjë nuk ndryshon. Atëherë çdo të bëjmë ne? Ku i ka burrat e vërtetë Shqipëria do të vazhdojmë të shfryrjmë dhe zërin e ankimimit nga frëngjitë e kotësisë, për tu ndjerë më mire. E keqa po na kalon përkarshi jetëve tona duke na kërcënuar seriozisht, me një takëm të paaftish me një kulturë të cunguar dhe të korruptuar që po na mbajnë pezull. Çdo ditë e keqja kalon karshi nesh është bërë bashkëjetuese me ne, madje po ambientohemi me të. Çdo ditë e keqja na rrethon dhe po fiton më shumë terren, më shumë hapësira, më shumë numra. Çdo ditë e keqeja na paralizon dhe na bën pesimistë. Çdo ditë ka njerëz që janë viktima, ka institucione që janë viktima. Të paaftët dhe serevilët shtërgojnë radhët dhe mbajnë njëri tjetrin për tu mbyllur derën të aftëve. A nuk ka ardhur vallë ende dita që të vendosim sot, jo neser, që të jemi dinjitozë? Nuk do t’ia bëjmë vetes sot pyetjen: Nëse jo unë, atëherë kush? Nese jo sot, atëherë kur ? Oh , Shqipëri ku i ke burrat ti që po të prijnë këta “ burracakë’’? Ka një të keqe të madhe që ne nuk kemi opozitë ky është fakt dhe këtë e kupton gjithësecili.
Sigal