Prishja e zgjedhjeve shkatërron Parlamentin,Qeverinë dhe rendin kushtetues

532
Ëngjëll Musai
Drejtor i “Telegraf”
Ka ditë që Kryeministri Rama po del në çdo fshat dhe qytet për t’u thënë shqiptarëve se “Vettingu” është veza e artë që do shpëtojë njëherë e mirë vendin nga vjedhjet, vrasjet, papunësia, legalizimet, çështja e pronave, dritat, çmimet e ujit e shumë e shumë të liga që kanë mbërthyer vendin tonë. Po mirë ku ishim, çfarë u bë dhe pse nuk u bë këto katër vite ky i shkretë “Vetting”. Po këta deputetë, po ky parlament, kjo maxhorancë që ka miratuar me dhjetëra qindra ligje, që nga plehrat që do e kthejnë vendin tonë në vendin e të mallkuarve, check up në shëndetësi të Vilmës dhe Hametit nga prapa, të drogës që mbiu edhe në majë të shkëmbit, të rritjes së energjisë, ujit, të rritjes së rrogave të administratës, talljes me pensionistët etj. Pikërisht këto probleme duhej të zgjidhte ky parlament dhe kjo Rilindje, por që nuk u mor me to, pasi shumica e deputetëve janë të inkriminuar, të korruptuar dhe trafikantë femrash, droge, vrasës, hajdutë ordinerë etj. Ndaj zhurma e sotme për Vetting, më shumë se gjithçka, është një lojë e pistë, e cila kërkon të ngrejë disa struktura në drejtësi nën drejtimin e njerëzve të SOROS dhe t’i përdori këta njerëz si kamikazë dhe jo për të ndërtuar shtetin e së drejtës. Merremi me gjyqësorin, por jo me kthimin e pronave dhe hipotekat, me spitalet pa ilaçe, me kriminelët që rrinë çdo ditë me politikanët. Merremi me Sorosin por jo me bëmat e tij si bashkëpronar i shfrytëzimit të naftës në Marinëz-Patos. Merremi me gjyqet për privatizimet por kush vallë i privatizoi këto prona? Ku është drejtoria e privatizimeve, po ministri përkatës etj. Ja ndaj “Vettingu” i këtyre batakçinjve është një mjegull për të shpëtuar nga zullumet ministrat e Qeverisë së sotme dhe ata të së djeshmes që bënë të njëjtën gjë me koncesionet. 
Pse ZGJEDHJET e lira për momentin dhe kohën janë më evidente se Vettingu !?
Zgjedhjet e lira janë më evidente se Vettingu, pasi ky i fundit edhe po u miratua nesër do të hyjë në fuqi në Nëntor. Ndaj energjitë e konsumuara në këtë periudhë janë të kota dhe se përgatitja e zgjedhjeve, komisionerëve, dhe miratimi i Kodit është shumë herë më i rëndësishëm. Por fatkeqësisht të akredituarit në Tiranë në vend që të merren me këtë çështje madhore merren me Vettingun që është një strategji e klaneve të Soros-it ,të cilët duan të përfitojnë milionat e hedhura për këtë Vetting, pasi mbas zgjedhjeve kanë frikë se ndryshojnë raportet dhe milionat i marrin të tjerët. Presidenti amerikan Donald Trump theksoi në fjalimin e tij para disa ditësh, ‘se diplomatët tanë të respektojnë kushtetutën e vendeve ku janë dhe të jenë të kujdesshëm në ndërhyrjet e tyre, shpesh herë të kaluara në masë dhe për interesa personale’. Por në Shqipëri çdo i huaj hyn e del dhe gjithkush shikon interesat personale, dhe pse jo, edhe të krijojë një dorë të mirë parashë, pasi këtu nuk pyet njeri, mjafton të përkrahësh qeverinë. Ndaj anashkalimi i Parlamentit Shqiptar dhe çdo marrëveshje e fshehtë, qoftë edhe me ndërkombëtarët në emër të Republikës së Shqipërisë është një shkelje e rëndë e sovranitetit të Kombit Shqiptar dhe njëkohësisht një “grusht i pastër shteti “ për demokracinë dhe lirinë e kombit tonë. Pikërisht kjo ndodhi para pak ditësh dhe u bë publike nga Komisioneri Johanes Hahn, i cili në përgjigje të shqetësimit të Presidentit Nishani ndaj letrës së Ministrit të Drejtësisë Vasili. Flitet se Vettingu na hap rrugën drejt Evropës. Jo. Ky është mashtrim. Pa zgjedhje të lira ta harrojmë Evropën. Hapja e negociatave do të bëhet kur zgjedhjet e 18 qershorit të jenë të drejta, të lira, të pastra dhe me pjesëmarrjen e opozitës. Në të kundërt vendi do kthehet në kaos dhe 1996 do përsëritet duke sjellë ngjarjet e dhimbshme të 1997-s. Ndaj zgjedhjet e lira, largimi i deputetëve nga kuvendi, pasi do jetë turp që ligji i Vettingut të mbajë firmën e kriminelëve dhe marrëveshja mes pozitës dhe opozitës do jenë faktori bazë për stabilitetin e vendit. 
Sigal