Niko Nako dhe Muhamed Kavaja: KLSH dhe reforma territoriale

788

 

Sigal

        Për rritje të efektivitetit të reformës
territoriale

 

 

     Bashkitë janë kthyer në “miniparqe” të
mjeteve motorike, të cilat përveç abuzimeve me karburantin, po “hanë” edhe ato
pak të ardhura që grumbullohen nga zyrat e taksave vendore.

 

          Niko 
Nako,

         Muhamed  Kavaja

         Kryeauditues  në 
KLSH

 

 

 

Kryerja
e reformës territoriale, nëpërmjet 
shkrirjes së 300 komunave në 61 Bashki, krahas efekteve pozitive që
solli, ka nxjerrë në pah edhe një problem të mprehtë . Bashkë me pasuritë u
transferuan edhe mjetet motorike të llojeve të ndryshme, si fadroma,
eskavatorë, makina të vogla tip autovetura pa numërim, etj. Sipas një
përllogaritjeje, i bie që të  300
komunat, të cilat kanë pasur në përdorim 
mesatarisht nga 2 mjete, të kenë rreth 600 mjete, shtuar këtu edhe
mjetet e 60 Bashkive  me mesatarisht
nga  3-4 mjete secila, ose në total
200-250 mjete. Pra aktualisht, pas Reformës Territoriale, të 61 Bashkitë e reja
kanë në inventarin e tyre afërsisht rreth 800 mjete, ku për pjesën më të madhe
të  tyre nuk janë paguar taksat vjetore.
Ndërkohë që këto mjete nuk çregjistrohen në Drejtoritë e Transportit Rajonale
Rrugore, pasi kanë me vite pa paguar taksat. Kjo e fundit nuk lëshon as edhe
vërtetimin për dorëzim targe, kështu taksave u shtohen edhe kamatë-vonesat. Po
ashtu, vështirësohet edhe nxjerrja e përgjegjësisë, pasi ish-Komunat nuk
funksionojnë më po dhe punonjësit të cilët janë përgjegjës për arsye të
reformës janë larguar nga puna.

Sipas
përllogaritjeve të përafërta rezulton se 1 mjet motorik  i zakonshëm i kushton Bashkisë rreth
1,160,000 lekë/vit ku në formë tabelore paraqitet më poshtë:

                   

                               Nr

 

Llojet e shpenzimeve

 

    Lekë/Vit

Sipas  numrit dhe
madhësisë  Kubikëve fuqisë motorike
(cilindratave )  shkon edhe me tepër  se 800,000 lekë/vit

1

Taksa vjetore

15-20,000

          35,000 /lekë/vit

2

Siguracion Vjetor

15-17,000

          30,000/lekë/vit

3

Karburant  250-300

Litra/muaj
3500litra/vit

   650,000

   500-1000 litra/muaj Ose  rreth 1,500,000-2,000,000 lekë/vit

4

Shpenzime të
tjera, Vaj,

Parkim,larje , 4
goma, etj

113.000

  Mbi 200,000 lek/vit

5

Shuma për 1 mjet
në VIT

800,000

         1,5000,000 deri 1,800,000

6

Paga e drejtuesit
 të Mjetit

350,000

 

 

Gjithsej

1,160,000

 

Shënim:
Burim i të dhënave: auditimet e kryera nga KLSH.

 

Për
800 mjete duke i llogaritur me 800,000 lekë/ vit i takon të shpenzohen rreth
640,000,000 lekë/vit ose rreth 4-5 milion Euro/vit.

Ndërsa
për 800 mjete paga e drejtuesit të mjetit për 12 muaj me 30,000lekë/muaj
ose  360,000 lekë/vit  x 800 mjete = 300,000,000 lekë ose  2 milion Euro/vit.

Sigurisht
që Bashkitë për territorin qe administrojnë, duhet të kenë mjete motorike dhe
ato vendosin vetë për buxhetin, por në kushtet kur mungojnë katalogët për normativat
e harxhimit të karburantit  të cilat nuk
miratohen në Këshillin Bashkiak, pasi nuk ka dispozitë detyruese, por kryhen
testime “formale” dhe “jo ligjore” me komisione të ngritura  nga titullari me caktimin e normativave  të harxhimit të karburantit, realisht po
abuzohet!

Nga
auditimet që ka ushtruar KLSH në disa Bashki rezulton  se secila, disponon nga 10 – 20 mjete, madje
mbi 80% e tyre janë blerë në fillimet e demokracisë, në vitet 1995-2000 dhe
mosha e  këtyre mjeteve është mbi 15-20
vjeçare, ndërkohë që paguhen edhe nga 4-5 drejtues mjetesh në mos më tepër në
çdo Bashki, pra mbajtja e mjeteve po kushton jashtëzakonisht shumë.

Kështu
Bashkia Has nga 12 mjete që disponon në inventar vetëm 7 prej tyre janë paguar
taksat vjetore dhe janë  prere siguruacionet,
ndërsa për 5 mjetet e tjera nuk janë paguar asnjë vit taksat vjetore dhe nuk
janë të siguruara, ndërkohë nuk është bërë çregjistrimi i mjeteve në
Drejtorinë  Rajonale të Transporteve, në
kundërshtim me nenet  99-100  të ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi
Rrugor në R.SH”, i ndryshuar. Për pasojë për këto mjete  Bashkia Has, do të vazhdojë të paguajë taksat
e prapambetura dhe kamat vonesat përkatëse duke shtuar shpenzimet e panevojshme

Bashkia
Poliçan për vitin 2014 për  mjetet  ka harxhuar 2846 litra/vit me vlerë 510,857
lekë, ndërsa për vitin 2015 sasia e karburantit të harxhuar është rritur  4,5 herë 
ose  gjithsej 12,699 litra në
vlerën 1,670,835 lekë, apo  9,853 litra
më tepër se  mesatarja e dy viteve
2013-2014. Kjo vjen edhe për faktin  e
përqendrimit te automjeteve nga -ish Komunat. Për caktimin e normativave të
harxhimit të karburanteve Bashkia nuk ka paraqitur dhe miratuar në Këshillin
Bashkiak Poliçan normativat për harxhimin e karburantit për  secilin mjet që disponon në inventar.  Kjo edhe për mungesën e dispozitës detyruese
për miratimin e këtyre normativave në Këshillin Bashkiak, detyrim i cili para
disa viteve  përcaktohej në udhëzimin e
përvitshëm të miratimit te buxhetit vjetor të Bashkive. Konstatohet se nga 15
mjete që disponon në inventar Bashkia 
Poliçan, vetëm për 3 prej tyre janë paguar taksat vjetore dhe janë  prere siguruacionet, ndërsa për 12 mjetet e
tjera nuk janë paguar asnjë vit taksat vjetore dhe nuk janë të siguruara,
ndërkohë nuk është bërë çregjistrimi i mjeteve në Drejtorinë  Rajonale të Transporteve, në kundërshtim me
nenet  99-100 të ligjit nr. 8378, datë
22.7.1998 “Kodi Rrugor në R.SH”, i ndryshuar. Për pasojë për këto mjete  Bashkia do të vazhdojë të paguajë taksat e
prapambetura dhe kamat vonesat përkatëse duke shtuar shpenzimet e panevojshme,
pra do rritë më tej paaftësinë paguese.

Bashkitë
Libohovë dhe Librazhd, kane në inventarin e tyre 4 mjete transporti publik (Tip
Autovetura) për 3 mjete transporti nuk janë 
paguar taksat vjetore.

Po
kështu paraqitet gjendja edhe në mjaft 
Bashki të tjera.


vitin 2009 me vendim të qeverisë së asaj kohe për mjetet e transportit të
personave publikë u miratua  një ligj dhe
një VKM, por e parë mbas 8 vjetësh, megjithë efektin që ka dhënë deri tashti,
ende ekzistojnë probleme. Edhe pse deri në heqjen e bonusit (pagese mujore veç
pagës) të transportimit  për kryetarët e
Bashkive (30,000 lekë/muaj)  dhe
ish-Komunave (15,000 lekë/muaj) , në fund muajin dhjetor 2013, shpenzimet për
mjete në vend që të uleshin ato janë në nivelet kur mjetet ishin të pa
privatizuar, pasi në VKM ishte përcaktuar që përveç bonusit prej
30,000lekë/muaj, titullarët përdornin edhe mjetin e Bashkisë dhe ende mjetet
përdoren njësoj si më parë, duke e justifikuar me fjalën  “në dispozicion të administratës”. Kështu po
veprohet edhe sot ku megjithëse ligji, nuk u jep të drejtën të përdorin
automjetin  Kryetarëve të Bashkive
(përjashtuar Bashkinë Tiranë), “de fakto” aktualisht ata i përdorin këto mjete,
madje duke  i pajisur dhe  njohur si shpenzime edhe gjithë
administratorëve të Njësive. Kjo nuk kërkon ndonjë kontroll të kualifikuar,
pasi nga një vëzhgim në rrugë  shikon
kryetarë Bashkie që udhëtojnë  me  mjetet e Bashkisë. Aq  naiv paraqitet ndonjëherë problemi sa që  fletët e udhëtimit  janë nënshkruar  nga vetë personat të cilët udhëtojnë,
pra  Kryetarët e Bashkive, duke e
justifikuar me fjalën  “në dispozicion të
administratës”. Po të kujt administrate? A ka kuptim  që punonjësi i administratës të udhëtojë me
makinën e Bashkisë dhe kryetari i Bashkisë me autobus apo furgon? Kjo pyetje
s’ka nevojë për përgjigje. Dhe për këtë përgjegjësi mbajnë vetë Kryetarët e
Bashkive, por edhe pse jo që kur u konceptua ligji, duke  vendosur padrejtësisht që  Kryetarët e Bashkive të udhëtojnë me mjete
publike.

Edhe
pse përdorimi i mjeteve nga Kryetarët e Bashkive përbën kundërvajtje
administrative, nga auditimet rezulton se nuk kemi asnjë rast të ndëshkuara,
siç përcaktohet në ligjin nr. 169/2013 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10160
datë 15.10.2009” Për rregullat e shërbimit të transportit për funksionarët
publikë dhe nëpunësit civilë” dhe konkretisht neni 7 -Sanksionet – Përdorimi i
automjeteve për shërbime jashtë detyrave funksionale përbën kundërvajtje
administrative dhe shkelje të etikës profesionale dhe dënohet sipas akteve
ligjore në fuqi.


zbatim të ligjit nr. 10160 datë 15.10.2009 ”Për rregullat e shërbimit të
transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë”, mjetet në
dispozicion jua ofruan për blerje Kryetarëve të Bashkive dhe  Kryetarëve të ish-Komunave, me çmime
simbolike dhe nëse nuk paraqitnin kërkesë titullarët, shitja e
autoveturave  bëhej me ankand publik. Por
edhe në zbatimin e kësaj dispozite është abuzuar, në vlerësimin e çmimit
shitjes.  Duke qenë të “pa ngopur”, mjaft
kryetarë Bashkie, ose pa frikë mund të themi të gjithë Kryetarët e Bashkive,
edhe pse privatizuat mjetet, ata vazhdonin të përfitonin  edhe 
bonusin prej 30,000 lekë/muaj, bonus që ndoshta me vonesë u hoq  me 
Ligj në fund të muajit dhjetor 2013. Pra për 5 vjet për heqjen e autoveturave,
Kryetarët e Bashkive përveç pagës mujore, 
përfitonin edhe bonos  (pagese
shtese)  30,000 lekë/muaj, ndërkohë që
prej tyre përdoreshin mjetet e Bashkive, pra u miratua një ligj i nxituar pa u
studiuar për përfitimin e bonusit.

 


fund të vitit 2013 u  përgjysmua  lista e personave të cilët u takonin mjete
autovetura në dispozicion, nga 23 në 12 zyrtarë,  Lidhja nr. 2. 
Por përsëri  Kryetarët e Bashkive
edhe pse nuk  u takon  mjete autovetura në dispozicion, prej tyre në
mënyrë “abuzive” po përdoren këtë mjete, pasi numrin e mjeteve që përdor
Bashkia, Vendimi i Këshillit Ministrave 
e ka lënë të  përcaktohet nga
titullarët, pra nga vetë Kryetarët e Bashkive. 
Në  Vendimin e Këshillit
Ministrave  nr. 1242, datë 16.12.2009
”Për  rregullat e funksionimit të
komisionit të ankandit, procedurat e zhvillimit të ankandit, kriteret e
vlerësimit të pronës, që nxirret në ankand, si dhe për mënyrën e indeksimit të
përfitimit financiar mujor”, pika 1 përcaktohet se: 1. Titullarët e
institucioneve, objekt i ligjit nr.    10
160, datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për
funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë”, që më poshtë do të quhen
titullarët e autoritetit shitës, miratojnë edhe listën e mjeteve të
transportit, që do të shiten, pasi kanë miratuar listën e mjeteve, të cilat
mbeten në pronësi të institucionit.

Prandaj
që të mos i detyrojmë Kryetarët e Bashkive të abuzojnë me karburantin,
nevojiten  që të miratohet normativa
karburanti dhe të shtohen në listën e nëpunësve publikë të cilët u lejohet
përdorimi i mjeteve (autoveturave).

Mbajtja
e këtyre mjeteve në përdorim të Bashkive 
do mbetet  “një valvul shkarkimi”
dhe abuzime për harxhime karburanti dhe plotësim e fletë udhëtimeve formale dhe
fiktive. Këtë e tregon edhe ”oreksi” i disa Kryetarëve të Bashkive për blerje
mjete pastrimi të cilat si makina teknologjike harxhojnë mbi 30 litra karburant
në ditë, apo mjete të rënda Tip Fadroma, (6-10 litra/ore), ku për vetë  mungesën e 
manualeve dhe normativat e harxhimit të karburantit e bën lehtësisht të
“manipulueshme”  dokumentacionin
justifikues për harxhimin e karburantit, etj.

Nuk
mjafton vetëm të jepen porosi që mjetet e Bashkisë të përdoren për nevojat e
Bashkisë dhe jo në dispozicion të titullarit të Bashkisë apo administratorëve
të Njësive Administrative.

Por
në rastet e përdorimit të mjeteve nga personat jashtë listës së përcaktuar,
Organet e qarkullimit rrugor  të zbatojnë
pa hezitim  ligjin nr. 10.160,datë
15.10.2009 ”Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë
dhe nëpunësit civilë, ndryshuar me ligjin nr. 169/2013 datë 07.11.2013 dhe
konkretisht  neni 7 -Sanksionet, ku
përcaktohet se: Përdorimi i automjeteve për shërbime jashtë detyrave
funksionale përbën kundërvajtje administrative dhe shkelje të etikës profesionale
dhe dënohet sipas akteve ligjore në fuqi…” pra  nga njëra anë kemi shkelje të etikës
profesionale nga  kryetarët e Bashkive
dhe nga ana tjetër  kemi mos  kontroll 
“mbylljen e njërit sy” apo mos kryerje me dashje të detyrës nga ana e
organeve të Qarkullimit Rrugor.

 

KLSH
do ti dërgojë organeve kompetente propozimet me përmirësimet e nevojshme
ligjore me qëllim  hartimin e udhëzimeve
konkrete në lidhje me normimin e harxhimit të karburantit dhe përdorimin e
mjeteve motorike në Bashkitë dhe Institucionet publike  dhe konkretisht:

 

1.      Miratimin nga Ministria e Financave të
një udhëzimi në lidhje me përcaktimin e normativave dhe dokumentimin e  harxhimit të karburanteve për gjithë
Institucionet Publike, sipas Tipeve të mjetit duke vendosur kufij
minimale-maksimale, sipas Tipit dhe numrit kubikëve të mjetit (fuqisë
motorike), njësoj si përcaktimi i kufijve të limitit  të harxhimit për telefonat celular. Po kështu
Ministria e Financave  në udhëzimin e
përvitshme të planifikimit dhe zbatimit të buxheteve të  parashikojë dhe kërkojë vendosjen e
normativave të harxhimit të karburanteve për secilin institucion buxhetor.

 

2.      Ministria e Transporteve dhe
Infrastrukturës, të propozojë dhe miratojë aktet ligjore dhe nënligjore për
vendosjen e disa treguesve  apo
parametrave teknike dhe plotësimin e kërkesave për nxjerrjen  jashtë përdorimit të mjeteve  motorike të cilat  janë mjaft të vjetra dhe nuk janë në gjendje
pune apo nuk janë funksionale, pasi mbajtja 
dhe përdorimi i  mëtejshme i tyre
përveç  rreziqeve që sjell  për mos sigurinë në rrugë  është edhe 
anti ekonomike dhe do vazhdojë të jetë 
një  rëndesë në  buxhetet e Bashkive.

 

3.
Blerja e mjeteve nga Bashkitë dhe Institucionet Shtetërore,  pavarësisht se mund të bëhen nga fondet e
buxhetit të shtetit apo të ardhurat e veta, blerja e tyre të bëhet e
përqendruar me propozim nga Këshillat Bashkiake dhe miratim të Ministrit të
Financave. Po kështu Mjetet e Pastrimit dhe Mjetet e Rënda, si Fadroma,
Ekskavatorë të ndryshëm, për nevoja të shërbimeve, si pastrimin e  kanaleve kulluese, të blihen në mënyrë të
përqendruar, sikurse veprohet me karburantin dhe jo t’u lihet në dorë Bashkive
pasi me to po abuzohet, ato nuk Targohen 
(pasi në të shumtën e rasteve janë blerë mjete të përdorura, të
amortizuara, jashtë funksioneve teknike, kontratat e blerjes te automjeteve nuk
janë lidhur para noterit dhe automjetet 
edhe pse janë në inventar te Bashkive, por lejet e qarkullimit figurojnë
mbi pronarët  fillestarë pra,  Bashkia 
ligjërisht nuk i ka në pronësi ato.

 

3.      Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmjet
Sektorëve të Qarkullimit në rrethe, të kontrollojnë, ndalojnë dhe bllokojnë të
gjitha mjetet e Bashkive dhe Institucioneve publike të cilat nuk janë pajisur
me dokumentacionin e nevojshëm  duke
mos  paguar taksat vjetore (sidomos per
automjetet  te cilat qarkullojnë  pa leje drejtimi, pra nuk janë vendosur targa
kryesisht  Makinat e Renda, si  makinat e pastrimit te plehrave të qyteteve
,mjetet tip Fadroma,  Eskavator, etj  te cilat nuk dalin ne rruge kombëtare,por
lëvizin brenda territorit te Bashkive, ku edhe ketu perbejne rrezik për vete
drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

 

5.
Dhe  së fundi:  KLSH, 
ka propozuar qe te  bëhen
ndryshime në  ligjin nr. 10.160, datë
15.10.2009 ”Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë
dhe nëpunësit civilë, ndryshuar me ligjin nr 169/2013 datë 07.11.2013, Lidhja
nr. 2. duke u shtuar në listën për përdorimin e mjeteve edhe Kryetarët e
Bashkive, pasi nuk është logjike, që titullarët e disa Institucioneve u lejohet
të kenë në dispozicion mjete transporti, (autovetura), ndërsa Kryetarët e
Bashkive janë të përjashtuar, ndërkohë 
duhet të kontrollojnë territorin duke ecur më këmbë apo për rast
takimesh pune duhet të vinë në Tiranë me mjetet publike. Përveç  kësaj do të formalizohet edhe përdorimi i
mjeteve nga kryetarët e Bashkive dhe nuk do të plotësohen dokumente dhe flete
udhëtimi formalë për harxhimin e karburantit në emër të administratës së
Bashkisë.