Nesër do të lexoni/ Edi Rama dhe magjia e fatalitetit

534
Mark TOPOLLAJ
Kino-Regjisor
Në kohët e vjetra mbretërit ngrinin momente si dëshmi e pushtetit absolut. Por në vazhdimësinë e jetës këto vepra arti mbeten krenaria e kohës për të gjithë brezat që vijnë. Po ju Zoti Rama a keni ndonjë ide për të lenë shenjë në qeverisjen tënde? Do të ishte interesante dhe e veçantë në të gjithë rruzullin tokësor, sikur të ngrihet një monument me pemën e kanabisit dhe portreti i Saimir Tahirit duke u fshehur mbas gjetheve të kësaj peme. Kjo vepër do të ishte fjalë e pastër e konvencionit dhe do të shprehte civilizimin e mbretërisë tënde. Historia e shqiptarëve e shkruar nëpërmjet miteve e legjendave tashti do të marrë një drejtim tjetër, ajo do të shkruhet me lëvizjen dhe freskinë e këtyre gjetheve. Filozofia e këtij populli është shpirti i artit të njohjes që nuk u vlerësua asnjëherë. Zoti Rama merre qeverinë tënde familjare dhe bëji një shëtitje nëpër Shqipëri.
Në çdo vend ku do të kaloni do të shikoni magjinë e fatalitetit. Mbasi të mbaroni udhëtimin pyesni anëtarët e kabinetit: A shkruhet historia e Shqipërisë mbi harkun e ylberit të përgjakur, të gjithë do reagojnë, sepse janë të motivuar nga drejtimi i ndjenjave dhe familjariteti, por mënyra e përgjigjes do të jetë e ndryshme. Ky quhet reagim personal, si nga anëtarët e qeverisë, ashtu edhe nga ju. Qeveritarët që ke zgjedhur, në heshtje do të pyesin ty: “Pse në harkun e një dite në bashkëpunim me Sali Berishën arritët të ndërroni ngjyrën e kushtetutës?” Ky libër është i shenjtë është zëri i së vërtetës, është i paprekshëm. Kjo është arsyeja që këta do të heshtin. Kjo quhet violencë intelektuale, që provokon emocione të frikshme. Zoti Rama çdo njeri..



Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”
Sigal