Nesër do të lexoni/ Gjuha shqipe dhe diplomatët e parë amerikanë

630
Prof. Dr. Agron F. Fico, H.C.
“Jak’ o dit’e uruar!
Që lind nga perëndon..”
Naim Frashëri 
Donald Lu, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, sa herë del para publikut flet, në shumicën e rasteve, shqip. Madje, siç tha para disa ditësh, se shqipen e kishte mësuar nga një shqiptar(e) nga Korça, kjo duket edhe në ndonjë nuancë fonetike të së folmes të Korçës. Përdorimi i shqipes në ligjëratën e tij në publik, shtuar këtu edhe natyrën e tij karizmatike, e bëjnë ambasadorin Lu të këndshëm në dëgjim dhe simpatik në pamje. Në traditën, ose më saktë në normat diplomatike nuk është ndonjë kriter ose parakusht që titullari i ambasadës të flasë gjuhën e vendit të akredituar, por për dëgjuesit e shumtë mesazhi i ambasadorit në gjuhën e vendit është i kuptueshëm lehtë gjuhësisht. Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1991, pas 52-vitesh ndërprerje, përbën një ngjarje të shënuar historike. Në Memorandumin e Mirëkuptimit në Uashington më 15 mars 1991 thuhet, se marrëdhënia midis vendeve tona fillon me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti Uillson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemali, ambasadori i Amerikës në Greqi dhe Mal të Zi më 1914, Xhorxh F. Uilliams, merr në mbrojtje shtetin e ri shqiptar dhe të drejtat e shqiptarëve për t’u vetëqeverisur dhe për të qenë të lirë. Ai shkruan: “Unë vetëm mund të bëj shumë pak për ta, por jam besim-plotë se shtypi amerikan do të vërë të gjithë fuqinë e tij për të ndihmuar formimin e qeverisjes shqiptare. Është një qëllim i shenjtë ky, prandaj Amerika do ta bëjë me doemos”. (Xhorxh F. Uilliams “The Shkypetars”, botimi shqip 1999, f. 76).
“Në një hark kohor gati një shekullor shqiptarët, nëpërmjet dështimeve, sakrificave dhe provave të hidhura, të zhgënjimeve dhe pësimeve, më në fund gjetën miqtë e vërtetë…
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal