Mark Topollaj/ Kur humbet virtytin, frenon vlerat morale

558
Ky popull sensin e të kuptuarit e ka të qartë, por e ka të ndrydhur ndjenjën e besimit kolektiv për reagimin ndaj së keqes që po i godet çdo ditë. Respekti për ligjin është dashuria për Atdheun. Duhet thënë në vazhdimësi se politika shqiptare ka një eksperiencë komplekse në drejtimin e shtetit. Lakmia për pushtet ja ka zverdh trurin. Metodat mizore në drejtim të tipit mesjetar dhe antikomunist u ka krijuar sëmundjen e somnambulizmit si Ledi Makbethit nga vazhdimësia e krimit. Kur humbet virtytin frenon vlerat morale. Vështirësitë e krijuara nga përvetësimi i pasurisë së popullit është defekt që prodhon padrejtësi. Çdo njeriu që dhunon të drejtat e individit e të shoqërisë menjëherë kthehet në një rebel dhe bëhet tradhtar i Atdheut. Kërkon me qenë lider në ekzistencën e shtetit. Këta duhen dënuar, jo si qytetar por si armik i popullit.

Antologjiku i P.S. Koço Kokëdhima

Zoti Edi Rama antologjikët që ke përreth të mbarsin me kultin e madhështisë dhe të frenojnë kurajën e mendimit progresiv. Mungesa e argumentit të krijon një mendje të trazuar dhe mundësi të stisura. Në vendimet e nxituara, truri të jep trazira shpirtërore. Iniciativat politike që kanë si parësi paranë avancon defektet. Me një fjalë karakteri i njerëzve të pasur është karakteri i një banali me Fat. Pra qeveria që mendon të fitojnë para me ndihmën e autarkisë, krijon kampin e varfërisë dhe vuajtjet shtohen. Antologjiku i PS. Koço Kokëdhima me përvetësimet e pamerituara krijon një të keqe reale. Politika Shqiptare ka shumë “Antologjik”. Pasioni për reformat ë pa konsultuara dhe për krimet e pazbuluara ta humbet dëshirën e imagjinatës dhe të jep një ndjeshmëri jo të qartë ndaj ngjarjeve të përditshme. Varfëria është e pariparueshme dhe të krijon dhimbje.

Gjendja e shoqërisë së sotme tregon dhunimin e individit

Pushteti i PS me përdorimin e dhunës po thellon hendekun e varfërisë. Mund të ndëshkohet vetëm një që ndërton një rrezik për shoqërinë, por jo të varfrit të dënohen e vrasësit e hajdutët qeveritar, të mbrohen nga shteti e ligji. Nuk mund të vesh në pranga vullnetin e njerëzve që luftojnë për bukën e gojës. Forca nuk prodhon drejtësi, por largon popullsinë reale që mban shtetin. Shtrëngimi ndaj të dobëtëve nuk bën gjë tjetër, veç u jep energji të reja mashtruesve dhe përvetësuesve pa meritë. Këto veprime sjellin pa barazinë shoqërore. Asnjë diktator në botë nuk mund të jetë pronar i popullit të vet. Kjo do të thotë që askush nuk duhet ta çmojë veten sikur është Kalif i Bagdadit. Zoti Edi Rama thellimi i varfërisë ka krijuar një jetë të dhunshme dhe larminë e vdekjeve të parakohshme. Format e të keqes Shqiptare janë të përfaqësuara nga karakteri i politikës mjerane.
Ramiu, mjeshtri i madh i misticizmit theksonte: “Kanali nuk e pinë ujët e vet, por ka si funksion të shuaj etjen e të tjerëve”. Kurse ujë që kalon nëpër kanalet e qeverisë tënde humbet gjatë rrugës. Nuk e kryen funksionin e vet. Aleatët dhe injoranca e nepotizmit kanë mbyll rubinetin e ujit. Populli do bukë e ujë. I nderuar kryeministër jemi në vazhdimësinë e anarkisë një fenomen shoqëror shkatërrues e cila i jep mundësi individëve të caktuar të pushtetit që të lidhen me njëri tjetrin për t’i dhënë vetes nja to sende që nuk e meritojnë. Ky veprim dhunues bën të gëzuar të pamerituarit. Është e udhës që gjërat e secilit duhet siguruar me ligj. Kështu përcaktonte Aristoteli: “Një shtet i qytetëruar fuqinë e ka tek ligji”.

Nuk ke mundur të krijosh një shtet ligjor demokratik

Qeveria që ju drejtoni nuk arrin të kuptoj, se ligji në bashkëpunim me traditën e këtij populli janë truri dhe rezidenca e nervit. Kurse drejtësia duhet të jetë organ i stabilitetit. Financat publike janë gjaku që lëviz në damarët e një ekonomie të shëndoshë që venë në funksion zemrën e qytetarit. Pra populli nuk duhet goditur pa komunikuar me dhimbjen e zemrës së tyre. Zoti Edi Rama stilin e të folurit e keni të thatë e të qartë. Forcën e prezantimit e keni dramatike por mendimi i shprehur nuk është i ngjashëm me ato që thua tani. Zoti Kryeministër, shpërthimet në Gërdec dhe vrasjet në bulevard janë ditë të paharruara për Shqiptarët. Për të parën heshte, një heshtje e çuditshme, kurse për të dytën u shprehe në një mënyrë dramatike sa sarkastike me një mendim, ku prezantohesh me eksperiencën e harresës. Si personazh politik keni një afsh shfrenues dhe ndez shkëndijën e debatit. Të duket se ke penetruar në koshiencën e njerëzve, por të nesërmen të pengon liria e mohuar e qytetarëve. Ngjarjet tragjike që vijën nga vobekësia përballen me uzurpatorë e politikës, me pasionet e shfrenuara e me zërin e dobët të drejtësisë. Këtu e ka burimin ambiciet dhe keqbërësit që përgatisin konflikte të mëdha. Ke një mënyrë të efektshme të autarkisë komuniste. E shkuara e kësaj utopie po mbijeton kujtesën e historisë e cila shprehet me mohimin e varreve të pa gjetura dhe rritjen e servilëve e kriminelëve të ri. Kjo e vërtetë organike duhet të prezantohet në celuloid. Por në këtë sektor delikat për kombin ja ke lanë në dorë një mahmudini si Ilir Butka që zoti i ka dhënë vetëm lesh. E kemi thënë dhe herë të tjera se QKK është në vazhdimësi kundër kulturës kombëtare dhe vazhdon të hedh në humnerë dijet e fituara me vetëmohim nga korifenjtë e racës.

Forcimi i karaktereve perverse

Forcimi i karaktereve pervers të qeverisë është avantazh i burokracisë shtetërore që janë të dhënë për korrupsionin. Ajo që është e drejtë është urdhër i ligjit, sepse ligji është ndërgjegjja perfekte që konsiderohet e mira për të tjerët. Ky mendim i shprehur frenon të keqen që është prirur nga dobësia e pushtetit. E gjitha kjo ka ardhur, sepse ju Zoti Kryeministër keni kryer vjedhjen ma spektakolare në këtë fillim shekulli në Europë. Ju keni përvetësuar nga qeveria Berisha 50% të korrupsionit me luftuar korrupsionit me një qeveri femrash, vetëm pse janë femra. Nuk ka as mendim apo ligj qiellore, është vetëm opinion. Në vazhdimësi po punoni për ta humbur këtë mendim universal.
Zoti Edi Rama: Shqipëria duhet të zhvillojë zgjedhje të parakohshme. Motivi është i thjeshtë. Kriza çdo ditë po thellohet. Varfëria është e tejskajshme. Pushteti e ka masakruar popullin. Ndiq shembullin e Greqisë. Ksiprose pyeti Sokratin e mençur. Ç’të bëjmë o baba i nderuar, Greqia është në kaos, po vuan? Biri im Shoshit miellin, ndaj veç krundet e veç miellin. Ksipros e Greqia e dëgjuan Sokratin e ditur. Po ti Zoti Rama nuk dëgjon askënd. Shpirti profetik i Gjergj Fishtës, Omerit të ri, siç e quan bota të ka thënë me kohë korrigjohu Zoti Rama, korrigjohu dhe prapa vazhdon të thotë korrigjohu.
Sigal