Ilir Vata: Ne që dolëm nga ferri e njohim djallin

226
Demokracia gjysmë hije apo gjysmë diktaturë që kërkon të restaurojë të shkuarën më shumë sesa ta kurojë atë, që kërkon të lëshojë mjegull në vend të dritës, që kërkon të shuajë vlerat në vend se t’i ndrisë ato, që kërkon të fshijë historinë në vend se të thotë të vërtetën, që kërkon të fshijë gjurmët e vuajtjes, vendet e burgjeve dhe kampeve të internimit, në vend që ti kthejë në vende pelegrinazhi ku të rinjtë të mësojnë se sa i tmerrshëm e despotik ishte regjimi komunist dhe regjime të tilla të mos kthehen. Deri sa të përndjekurit nuk kanë përfaqësim politik, derisa dekomunistizimi nuk ka nisur, derisa diktatori është ende hero kombëtar, derisa janë të dekoruar 120 eksponentë të diktaturës dhe ndër vite ne Këshillat e Qarqeve, komunave, bashkive dhe vetë presidenca ka dekoruar mëkatarë të diktaturës dhe spiunë të sigurimit të shtetit, demokracia është gjysmë hije, apo gjysmë diktaturë. Ende s’ka një qendër post-traumë për t’u trajtuar të burgosurit A1, s’ka një mensë falas, s’ka një strehë falas për ata të burgosur që kur dolën nga burgu s’gjetën as strehë as familje, derisa nuk ka një muze kombëtar, derisa s’janë gjetur varret e të ekzekutuarve që janë më shumë se 7200 njerëz që rënkojnë në vuajtje të përjetshme, atëherë vetë Shqipëria rënkon nga politika e vjetër në mëkat. Ende statusi i të burgosurve dhe të përndjekurve politike nuk ka asnjë vlerë juridike, ata nuk përfitojnë pension për vitet e burgut në minierë, dëmshpërblimi i viteve të burgut iu hoqën 2/3, ndryshe nga persekutorët që e morën me 50 mijë lekë për ditë burgu, ndërsa të burgosurit e morën 17.5$ dita e burgut, ka ende 400 të burgosur që s’kanë marrë asnjë qindarka për vuajtje nga 2200 që kanë mbetur gjallë sa për të dëshmuar krimet mizore të diktaturës. Puna e detyruar u është mohuar, ndërtimi i 46 veprave të mëdha me akses publik po ashtu, vitet e burgut në minierë nuk iu llogariten për pension sipas ligjit me ½ e ditës së burgut..? Por ne nuk ndalemi, të burgosurit janë gjallë dhe tregojnë, trashëgimtarët po ashtu, PDM e pandalshme në mbrojtje të vlerave dhe të drejtave për të shkulur nga mendësia politikën e mëkatit të një regjimi që është ngulur si gozhdë në kokën e politikës së vjetër. Ne jemi gjallë dhe tregojmë, At Zef Pllumi iku nga kjo botë por na la amanetin “Rrno vetëm për me tregue” dhe ne do ta bëjmë çdo ditë derisa politika e mëkatit të bindet se pa kuruar të shkuarën nuk ka të ardhme, pajtimi kombëtar dhe bashkëjetese, sepse demokracia presupozon të jemi të lirë dhe të barabartë para ligjit dhe ne do luftojmë për vlerat e demokracisë dhe të civilizimit evropian. Ka ende nga ata politikan që mendojnë duke përçmuar të përndjekurit përfitojnë nga pushtetit, por në fakt gabohen ata që përçmojnë vlerat qasen me regjimin apo demonin e diktaturës dhe kura më e mirë është transparenca sepse po nuk u bë me vullnet politik si vendet e tjera të Evropës ajo do të vijë natyrshëm ndonëse pak e ashpër dhe kjo ka ndodhur në të gjithë qytetërimet, por në Shqipëri çdo gjë kapet nga bishti, pikërisht ai i djallit të demonit dhe gjithçka e lidhin me politikanët e vjetër të regjimit. Ne jemi një zë, ata nuk ka na mbysin dot dëshirën për liri, për vlerat më të mira, për rezistencën dhe qëndresën tonë në respekt të lirisë dhe ne që dolëm nga ferri e njohim djallin dhe beteja jonë është lira në të gjithë dimensionin e saj ku sondon shteti i së drejtës që ne pretendojmë të kemi. Dritë mbi errësirën është deviza jonë, si kurë e shpëtimit të mëkatarëve të diktaturës nga krimi dhe urrejtja që ende mbajnë dhe ushqejnë, duke vrarë dhe vlerat e demokracisë së brishtë shqiptare.