Ilir Vata/ Bamir Topi, “kali….” i fundit i PD-së për të shkatërruar opozitën

710
Sigal

Bamiri “kali i Sigurimit” në PD dhe misionari i fundit për të vrarë të djathtën

Politika e marrëzisë nuk ka të sosur, pasi dhe i “fundit i mohikanëve”, kërkon të realizojë misionin e sigurimit të shtetit në politikën e djathtë shqiptare, duke akuzuar Berishën me shpresë se kap të pakënaqurit dhe bëhet ai modeli i së djathtës në vend, një marrëzi pa fre!

Kështu, Bamka me veprimet e tij politike pa alternative dhe pa shtresë sociale do të regjistrohet si misionari i fundit për të shkatërruar të djathtën shqiptare, por është vonë edhe nëse më herët e kanë bërë, tani më shqiptarët janë zgjuar dhe nuk mund të lejojnë një polispiun të rënë nga fiku të marrë përfaqësimin e të djathtës shqiptare dhe aq më keq të të përndjekurve politik.

Bamiri, ish-nënkryetar i PD-së dhe President i Republikës i zgjedhur me votat e PD-së tani më kryetari i fraksionit më të ri të PD-së akuzon Berishën si kali i Trojës në të djathtën shqiptare. Por për shumë qytetarë çfarë e lidh Bamirin me të djathtën, përveç disa pronave dhe ato të grabitura komshinjve. Çfarë e lidh Bamirin me të përndjekur dhe pse nuk qenka ai kali i sigurimit të shtetit i futur në Partinë Demokratike? Lidhjet e Bamirit me komunizmin datojnë herët nga viti 1985, kur punonte si specialist ndërzimi në stallat e lopëve në Mullet dhe shumë shpejt arriti të ishte i privilegjuari i operatorit të sigurimit, të cilët i mundësuan të rrugëtonte jashtë vendit më 1987, si një i preferuari i tyre duke i dhënë bursë studimi një karrierë e shkëlqyer në atë kohë dhe shpesh-herë e kemi dëgjuar me mburravecësi dhe nga ai vetë.

Por jo vetëm aq, pas ardhjes në partinë e demokratëve (relativisht vonë) ngjiti shkallët e karrierës duke qenë zëvendësuesi i Berishës dhe madje u bë dhe president, që mbylli dhe siparin e tij përfundimisht me të djathtën pasi dekoroi qindra spiunë të sigurimit të shtetit dhe kulmin e arrin me dekorimin e prokurorit, vrasëit të Xhelal Koprenckës.

Askush nuk ia ka përmendur deri më sot dekorimet në grup për përfitime, apo emërimin e gjyqtarëve e prokurorëve por të përndjekurit nuk do t’ia falin marrëzinë dhe hakmarrjen ndaj kësaj shtrese me dekorimin e persekutorit. Logjikshëm pse ky Bamiri qenka i djathtë, madje guxon dhe përmend të përndjekurit ku për 20 vite një fjalë të vetme nuk tha për to.

Tani, nuhatësi i madhe akuzon Berishën si “kali i Trojës” në të djathtën shqiptare. Sigurisht Berisha ka gjëra që duhet t’i kishte rregulluar dhe veçanërisht me të përndjekurit politikë, por lloj i “ndërzimit” me sigurimin nuk na lejonin as ti afroheshim selisë se demokratëve, padale të kishim një punë apo një të drejtë që na takonte. Vendin e të përndjekurve dhe pronarëve në selinë blu e zunë spiunët dhe e shitnin në zgjedhje apo kompromise politike e prandaj e djathta është në opozitë se kjo kategori e minimizuan prezencën e së djathtës në politikbërjen e gamës së gjerë, pikërisht nga të ndërzyerit e sigurimit të shteti. Por kjo kategori politikanësh e ardhur nga e shkuara kanë vetëm një vend, atë në koshin e së shkuarës, bashkë me specialistin e ndërzimit që u bë spiun sigurimi. Hapja e dosjeve do t’i mbyllë gojën, do ti mbysë iniciativën e Bamkës për të kapur të djathtën duke sharë Berishen.