Engjëll Musai: Diaspora dhe “samitistët” shqiptarë

610
Sigal

Drejtor i Gazetës
“Telegraf”

Takimi i diasporës
i përgatitur prej muajsh dhe i zhvilluar 10 ditë përpara festës së Pavarësisë
kombëtare nuk ishte gjë tjetër vetëm show i radhës, të cilin më mirë se kushdo
tjetër di ta realizojë  grupi i politik i
“Rilindies” . Që në fillim duhet thënë, se ky takim do ishte mirë të zhvillohej
në  vigjilje të 28 Nëntorit, ditës së Pavarësisë.
Me këtë rast edhe kuptimi dhe qëllimi do ishin të justifikuara dhe të gjithë do
e përshëndesnin  pasi pikërisht  të gjithë shqiptarët e rinj dhe të moshuar, të
larguar rishtas apo edhe të hershëm , mblidheshin  rreth 
Flamurit, ashtu sikurse e kishte kërkuar Rilindasi i madh,  Pashko Vasa  “pa dallim feje, krahine dhe ideje”. Fakti që
kjo gjë nuk u bë në këtë ditë të shënuar tregon se qëllimi nuk ishte aq i sinqertë
dhe se të ashtuquajturve “rilindas” apo e thënë drejtpërdrejtë grupimi “mavi”  si  pikësynim
 dhe 
qëllim final ka pasur afrimin e emigrantëve dhe familjeve të tyre,  por  nën
 kamuflimin e ri. Me pak fjalë Rama kërkoi
që nën petkun e Samitit të përdorte “Samitistët”  për qëllimet e veta personale, klienteliste
dhe elektorale . Në parim do të isha dakord për 
organizimin e këtij  eventi,  por mënyra se si u organizua dhe qëllimi në
vetvete më shumë i acaruan plagët e shqiptarëve se sa i shëruan ato.
Personalisht po rreshtoj disa nga çështjet, të cilat po të ishin  marrë parasysh, besoj se do i shërbenin shumë
herë më shumë, jo vetëm këtij takimi, por edhe organizatorëve të tyre, që në
rastin konkret  ishte kreu i qeverisë por
edhe i ”Rilindjes” z. Rama.

Së pari: Samiti duhet të
kishte  si qëllim bashkimin e shqiptarëve
që janë jashtë trojeve të vendit, të larguar, të arratisur, të përzënë, të
persekutuar, të dhunuar etj. Në këtë samit duhej të ishin mbledhur Profesorë, shkencëtarë,
artistë, njerëz me influencë, qytetarë të thjeshtë,familjarë të shqiptarëve të Kalabrisë,
të emigrantëve të Amerikës, Zelandës, Evropës , arvanitas dhe çamë që mundën t’i
shpëtonin masakrave të shovinizmit  grek.
Në të vërtetë, të gjithë këta munguan dhe se në lista figuronin njerëz që janë
larguar vitet e fundit, por që kanë në Shqipëri familjarë që në qershor të 2017
do të votojnë. Mbajtja larg e opozitës, moskrijimi  i një Komiteti 
organizator , mënjanimi i të pavarurve më shumë e thelloi ndasinë brenda
vendit. Ndaj kur t’i nuk rregullon dot punët e shtëpisë tënde vështirë është se
mundet të besojnë të rregullosh ato të lagjes dhe qytetit. Nëse këtë samit,
fjala bie do ta kishte organizuar Akademia e Shkencave, situata do ishte shumë
më ndryshe,do ishte më gjithëpërfshirëse dhe më i pranueshëm qoftë politikisht,
qoftë edhe kombëtarisht.   

Së dyti: Rilindja e Ramës i ka zhgënjyer emigrantët. I
ka lënë në mes të rrugës,pa mbajtur asnjë premtim nga ato të fushatës së 2013.
Në këto  kushte për të marrë votat u
gjend një mekanizëm me të ashtuquajturën “samit i diasporës”. Por  emigrantët shqiptarë, të cilët përbënin rreth
10 % të votuesve më 2013-n ose afërsisht 140 mijë votues,vështirë se mund të gënjehen
për herë të dytë.

 

Së treti: Samiti u organizua me ftesa dhe ciceronë të
pacaktuar dhe kjo përbën një turp për organizatorët, por edhe “samitistët e
keqpërdorur”. Munguan elita e diasporës,shkencëtarët, artistët e famshëm,
Nobelistët, të përndjekurit, të majtët e ndershëm që u larguan, se mbetën pa
punë, mjekët , sportistët  dhe zëri  i lirë i njerëzve të shtypit dhe medias që
ndikuan dhe ndihmuan në rrëzimin e diktaturës komuniste. Mungonin miqtë e Shqipërisë,
diplomatë pa dallim, mungonin  përfaqësuesit
e trevave  shqiptare nga Mali i Zi, Maqedonia,Çamëria,
Kosova, Presheva dhe Bujanovci dhe mbi të gjitha, Shqiptarët e Amerikës ,të cilët
janë simboli i diasporës dhe nderi i Kombit në botë. Diaspora e shqiptarëve të Amerikës,
pa më të voglin dyshim është mbrojtësja e identitetit dhe vlerave kombëtare. Pasardhësit
e Fan Nolit dhe Konicës u përjashtuan padrejtësisht dhe në mënyrë të turpshme
nga “samitistët ” e Tiranës. 

Së katërti: Samiti i diasporës duhej të ishte një këmbanë
alarmi për ata qindra mijë shqiptarë që po ikin nga sytë këmbët, sepse në Shqipëri
nuk ka punë, se nuk paguhen sa e si duhet, sepse specialistët poshtërohen dhe
se 200 mijë qytetarë aplikojnë çdo vit për në SHBA dhe mbi 120 mijë kërkojnë
azil ose punësim në vendet e Evropës perëndimore.

Së 
fundmi:
 Ndoshta do të
ishte mirë që takimi i diasporës të bëhej diku në një vend me më shumë shqiptarë
të diasporës pasi nga 4 milionë shqiptar që ishim afërsisht në 1990, sot jemi
2.5 milionë. Në total  të gjithë shqiptarët
nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi ,Evropa, SHBA dhe vendet e tjera bëjnë rreth
10 milionë. Në Shqipëri janë 2.5 atëherë i takon që ta bëjmë më mirë në Evropë
dhe SHBA, pasi paqëtimi do ishte më i sinqertë dhe “samitistët” nuk do përdoreshin
për qëllime propagandistike dhe elektorale.