Denion Meidani: Përse i bashkohem protestës

592
Sigal

Gazeta Telegraf/


Denion Meidani

 

Unë do të jem në
protestë për t’i thënë JO shumë zullumeve të tuaja zotërinj rilindës!

-JO importit të
atyre që ju i quani “mbetje”, që me plot gojën i krahasoni me grurin se turli
pisllëqesh keni lejuar të importohen e bluhen për miell!

-JO plehrave që
i keni futur prej kohësh në Shqipëri dhe që po helmojnë tokën, ujin e ajrin dhe
që ju thjesht po kërkoni t’i legalizoni sot para se të largoheni apo shporreni
nesër!

-JO landfildeve
të vdekjes ku po shkurtojnë jetën e lënë kockat dhe të mitur apo po helmohen të
vobektë vetëm për të mbushur xhepat, ju e rrethi juaj!

-JO alabakëve
apo të inkriminuarve në Shqipëri e botë me të cilët keni zaptuar votën e lirë
dhe i keni rreshtuar paturpësisht deri në parlamentin tonë!

-JO mbeturinave
të pashkolluara, të paaftëve pa dinjitet, hajdutëve, perversëve dhe sigurisht
shkelësve të ligjit e moralit, që janë katapultuar në administratën qendrore e
lokale, në krye të bashkive e komunave pa më të voglin skrupull!

-JO ilaçeve të
skaduara apo mbeturinave që keni injektuar në sistemin e shëndetësisë, që po e
mbajnë peng dhe po e zhveshin atë nga çdo trajtim njerëzor e sjellje sociale
apo çdo shërbim shëndetësor minimal, në emër partneritetesh e monopolesh!

-JO reformave që
po dëshpërojnë breza të rinjsh, që të mbushur me dëshpërim, në mundësinë e parë
ikin nga sytë- këmbët!

-JO
korrupsionit, JO tenderëve e taksidarëve që janë bërë gangrenë në çdo copëz
shteti e pushteti!

-JO aleatëve që
e shohin shtetin si lopë për t’u mjelë apo trajtojnë si plaçke lufte pozicione
pune e poste drejtuese, sidomos ato me mjaft para!

-JO, JO dhe JO
RILINDJES TUAJ!