Biblioteka e Vlorës, historia e 80 viteve të saj me emrat mëdhenj që e krijuan

875
Sigal

Gëzim LLOJDIA

 

Tradita e kësaj biblioteke
zë fill herët. Prapa kohëve me mjegull mund të përmenden në të; Kodikët, e
dorëshkrime të rralla të historisë së Himarës dhe Vlorës në shekujt XIII-XVI, biblioteka
e Mëkatit 1672, ajo të familjes Vlora shekulli XVIII, biblioteka e Manastirit
të Zvërnecit, atë të kishës Ortodokse 1916, të Odës së Tregtisë 1920, bibliotekën
e Arsimtarëve 1939, Librarinë “Shpresa” të Ibrahim Shytit si dhe mjaft
bibliotekave të pasura në familjet qytetare vlonjate. Kjo besohet të jetë
jetëformimi i një institucioni ndër më të rëndësishëm të kulturës kombëtare.

 

KOHËFORMIMI I BIBLIOTEKËS

 

Është krijuar në vitet
’36- ’37 dhe në të dytin, besohet në vitin ’37 u konsolidua si një e tërë.
Merren si pikë referimi një grup intelektualësh, kuptohet s‘mund të ishin
ndryshe të asaj kohe, që formuan “Bibliotekën e Arsimtarëve”.Por nga kujtimet
që kam për A. Asllanin shfaqet edhe dora e tij, një dorë pushtetari të mirë. Këta
intelektualë dhuruan nga pjesa e tyre libra duke  përbërë një fond të
tillë me rreth 2000-3000-4000 libra, që përveçse dëshirës përmbante edhe
shenjën e respektimit të kulturës sonë dhe pasurimin e saj. Duke ndjekur
rrëfimin e L. Gjikës mësojmë, se në traditën dhe kulturën e Vlorës, një vend të
veçantë zë Biblioteka e Vlorës. Në mjaft dokumente të shekullit të 18-të, shprehet
ajo midis qendrave të tjera kulturore përmendet biblioteka e familjes Vlora, Ismail
Vlora, Ibrahim Pasha, Mustafa Pashë Vlora, të cilët  rreth viteve 1812
kishin në banesat e tyre 5200 ekzemplarë, libra, dorëshkrime. Pas kohës së
Mustafa Pashë Vlorës në vitin 1895 nga udhëtarët e huaj vihet në dukje, se
krahas familjes Vlora, një pasuri kulturore si libri zotëronin familjet e Elmaz
Xhafer Kaninës, Ibrahim Abdullait, Hamza Isait, Kolë e Kristo Karbunara, Xhavid
Vranari, Jani Minga, Dom Mark Vasa, Osmen Shehu dhe Tol Arapi. Duke zbritur
nëpër “orbitën” e kohërave në vitet ’20 siç përmendet edhe në shtypin e kohës, vend
zë biblioteka e Syrja, Eqrem Vlorës. Një fakt gati i çuditshëm është, se në
këto biblioteka të rralla private përkarshi librave të botuar, pra të lidhur
gjendeshin dorëshkrime të cilat përmbanin vlera enciklopedike, historike, letrare,
etnografike, ku studiues si Karl Patçh, Mis Durhan, Zhusten Godar, Herbert, janë
ndeshur me këto materiale etnografike dhe  këto ata  përshkruajnë në
studimet e tyre.

 

FONDI I ARTË I VLORAJVE

 

Biblioteka e këtij
qyteti detar, në ringritjen e saj në zhegun e verës në 22 gusht 1946, ka regjistruar
si fond themelor, bibliotekën private të familjes së njohur Vlora. Kjo pasuri
kulturore ishte  mbledhur me durim, ishte  gjurmuar si bleta nga
diplomati Syrja Vlora dhe intelektuali, deputeti dhe diplomati Eqrem Bej Vlora.
Në vitin 1914 sasia e librave të kësaj biblioteke shënohet aty te 14640
vëllime. Librat ishin në këto gjuhë: latine, arabisht, turqisht, gjermanisht, italisht,
greqisht, shqip. Brenda këtij thesari kulturore  kishte dorëshkrime të
pasura arabe, libra fetare si Bibla, Kurani.
Por librat e familjes Vlora ishin të llojit
albano-ballkanologjik, gjendeshin aty dorëshkrime, korispodencë, kur e veçanta
ishte korispondenca me shkrimtarin Duma. Kohë më vonë, kryesisht pas luftës së
dytë, me fondin ekzistues, atë të Eqrem bej Vlorës mori formë ky institucion
kulturor në këtë qytet. Është pasuruar nga dhurimi i revistave, librave etj, 
nga patriotë si Ibrahim Shyti, Ali Asllani, Musa Jonuzi, Dr Ali Mihali, Jani
Minga, Reis Golemi, Kristo Karbunara, Mateo Matathia, Pepe Zevi, Murat Tërbaçi,
Ahmet Muka. Në Ujët e Ftohtë është shprehur shkrimtari Petro Marko, ishte një
bibliotekë e shkollës tregtare. Kurse shtegtimet e bibliotekës kanë një itinerar
të zgjatuar duke  rënë rreth e kryq e tërthor, qytetit me erën e jodit. Fillimisht
në ndërtesën në Ujin e Ftohtë. Fillojnë lëvizjet,për një transferim tek
shkallët e Kuzum Babasë në lagjen e njohur “Muradie”.Tek godina e shtëpisë së
Eqerem bej Vlorës. Në vitin 1974 transferohet përsëri nga ajo godinë në
ndërtesën e familjes Matathia, ku qëndroi për gati 22 vite, sepse fondet u
shtuan dhe kërkesat e lexuesve për salla. Në vitin ’96, do të shpërngulej në
një drejtim tjetër. Drejt Skelës.
Pasuria e kësaj biblioteke në fillim vitet 1993-’94 shkonte në 120
000 ekzemplarë, pasuri kjo e kulturës shqiptare e asaj bootërore. Kjo trashëgimi
e saj i ka shërbyer brezave për kulturimin e tyre, pajisjen me dije. Në fondet
e kësaj biblioteke qëndrojnë vepra të tilla; si enciklopedia italiane, franceze,
greke, ruse. Krahas këtyre zënë një vend të rëndësishëm vlerat albanologjike të
autorëve botërorë si Pouqeville, Antonio Baldaci, Justin Godart, Miss Durhami, Gazi
Mustafa Kemal, Aleksandër Ragkov I, P. Fulvio Cordignano, si Giovanna Biasotti,
Hobhouse, J.C nga Petro Garzone Senatore, Thiers, Lamartiner, Lebeau.

Në këtë fond, vend të
rëndësishëm zënë botimet me vlera shumë të mëdha për Skënderbeun, Ismail Qemalin
etj.