Arjan Zadrima: “Oktapodi Soros” qytetar nderi i Patosit

566
Sigal

Bashkia e Patosit, “letër porosi” nga “Rilindja” për të bërë
“Qytetar Nderi” Xhorxh Sorosin

 

 

“Oktapodi
Soros”, përveçse prej 25 vitesh ka shtrirë e ka ngulur metastazat e tij në
pothuajse krejt mediat, OJF-të, jetën dhe politikën shqiptare duke u bërë sundimtar
i shumë sektorëve publikë e social në Shqipëri, pas marrjes edhe të pushtetit
politik, ekzekutiv, legjislativ dhe ekonomik deri në sektorët strategjikë (naftë)
me “prokurë e përfaqësimi” prej kupolës së “Rilindjes”, tashmë ka vendosur të
marrë edhe vlerësime e dekorata nderi “popullore”, me vendime të bashkive të
drejtuara prej militantëve të “Rilindjes”. Mos u çuditni, por një lajm i dalë
nga “streha” e Bashkisë së Patosit, i telefonoi dje gazetës “Telegraf”, duke i bërë
të ditur lajmin, se kryetarja “rilindëse” e Bashkisë së Patosit, zonja Rajmonda
Balilaj, së bashku me një grup të besuar këshilltarësh të majtë të kësaj
bashkie dhe më të besuar edhe në Prefekturën dhe Këshillin e Qarkut të Fierit,
po përgatit letrat për të nderuar Xhorxh Sorosin, me titullin më të lartë që
ligjërisht e administrativisht, jep një njësi e qeverisjes vendore në Shqipëri.
Sipas burimit të informacionit, mësohet, se kupola dhe grupi i këshilltarëve
“mavi” në Bashkinë e Patosit, por edhe “trafikantë” votash brenda këtij këshilli,
kanë vendosur t’i japin Xhorxh Sorosit, titullin e lartë vendor popullor
“Qytetar Nderi i Patosit”. Ende nuk ka ndonjë informacion të saktë, se cili do
të jetë motivi i sajuar (justfikuar)  i këtij
titulli nderi, që po inskenohet për t’iu dhënë Xhorxh Sorosit nga
kryebashkiakja e Patosit, “rilindësja” Rajmonda Balilaj dhe “çeta” e saj e
bindur në Këshillin Bashkiak, por dihet, që prej kupolës qendrore “mavi” të “Rilindjes”
është dhënë urdhri, që ky titull të jepet sa shumë shpejt, duke mbyllur çdo
“Pazar” brenda këshillit bashkiak. Sipas informacionit, thuhet se dhënia e këtij
titulli për Xhorxh Sorosin ka lidhje me skenarin për të forcuar e justifikuar
pozitat e tij si ortak aksionesh dominuese në kompaninë “Bankers” në Zharrës,
fshat dhe njësi administrative e zonë industriale naftë nxjerrëse kjo, që me ndarjen
e re administrative është në territorin e Bashkisë së Patosit. Një nga motivet
që do të përdoret për të justifikuar dhënien e titullit “Qytetar Nderi i
Patosit” për Xhorxh Sorosin, mendohet se do të jetë ky: Bashkë aksionari Soros
në kompaninë “Bankers” do të jetë një investitor që “do të zhvillojë infrastrukturën
e do të bëjë të lumtur jetën e banorëve të Zharrëzës e të krejt zonave të
Bashkisë së Patosit”! Në fakt, Soros kudo që ka shkuar nuk ka synim jetën e
popujve të mjerë të vendeve të pazhvilluara, por pasurimin dhe sundimin e tij
mbi territore e shoqëri njerëzore, të cilat i përdor për interesat e veta, siç
ka ndodhur e po ndodh në Shqipëri ku “Rilindja” e ka bërë “kokë të shtetit” dhe
në disa shtete të tjerë si Maqedonia, e cila e përzuri me dajak për veprimtari
mafioze me pasoja të rënda për deformimin e shoqërisë njerëzore dhe shkatërrimin
e institucioneve! ndërsa në Shqipëri, “krye-ushtari” i tij Rama, pasi ngjeu PS-në
dhe flamurin e saj me ngjyrën “mavi” sorosiane, pasi i ka dhënë akses e fuqi të
plotë në ligjvënie, vendimmarrje e biznese, tashmë ka nisur zbatimin e skenarit
për bërë Xhorxh Sorosin “nderi i shqiptarëve” nëpër bashki e ndoshta, nëse
realizon skenarin për ta bërë edhe presidencën “mavi”, të nderojë shefin e tij
Xhorxh Soros me “Urdhrin e lartë të Flamurit”, si sundimtar i Shqipërisë…
Thuhet, se ky nderim do të bëhet nga të gjithë bashkitë mavi të “Rilindjes”
përpara zgjedhjeve të qershorit 2017. Urojmë të mos ndodh…