Anila Ahmataj/ E kam një pyetje!?

509
Sigal

Të jesh i bindur në vetvete, do të thotë që e ke një virtyt të mirë!

Që arrin tё asimilosh atё ç’ka përfiton nga jeta. Me kёtё mjegull qё mbulon gjithё horizontin, ёshtё vёshtirё tё dalёsh nga njёra anё nё anёn tjetër! Dhe pikërisht, këtu, fillon vёshtirёsia!!! Kjo mjegull qё pёrhapet me shpejtёsinё e erёs, tamam si virusi i gripit…..ku njё tёshtimё e lёshuar nё ajёr bёn tё mundur lëvizjen e mijëra grimcave, tё cilat infektojnë dhe janё po aq ngjitёse. Kёshtu ёshtё ky ambient!

E KAM NJË PYETJE!?

Banorё tё Shqipёrisё, ju qё çdo gjё e pёrjetoni, ju qё çdo ditё vuani dhe rënkoni… A duhet qё tё jetoni!?  Kjo pyetje lind shpesh edhe me juve kundrejt vetes! Kjo jetё e vёshtirё na ka vёnё nё dilemё me vetveten, me tё shumtit e njerёzve kalojnё problem shёndetёsore, vuajnё depresionin. Njё pjesё e mirё vetëvriten dhe ajo pakicё qё ngelet ёshtё e shokuar…

E KAM NJË PYETJE!?

A duhet tё bёjmё njё pёrpjekje me bazё shpresёn? Sepse vetёm ajo vdes e fundit… A duhet tё vëmë nё pёrdorim atё dije qё ne e kemi tё  kontrolluar, pёr ta vёnё nё funksion tё tё mirёs vetjake dhe tё pёrbashkёt? Eh o popull sa ke vuajtur, vuan dhe do tё vuash, çdo gjё mbi shpinёn tёnde, çdo peshё mbi trupin tёnd, çdo vuajtje mbi ty. Fjalё tё shumta vepra tё pista qё hidhen mbi identitetin tёnd, mbi rrёnjёt e tua historike, mbi legjendat madhështore shekullore e mijёra vjeçare.

Historia bёn legjendën e cila mohohet nga shumё popuj, histori që mbahen shembull, qё tё frymёzojnё tё bёjnё tё kërkosh… tё gjitha ato rrёnjё, tё cilat kanё bёrё tё rritet kjo histori, kjo legjendё dhe ky identitet. Kanё kaluar ditё, muaj, vite kaloi dhe njё shekull, dhe pothuajse e njёjta situatё, e njёjta gjendje, njё mjerim nё familjen e çdo shqiptari, krime tё ndryshme dhe vëllavrasje… As ky shekull qё kaloi nuk solli ndryshim! Mos vallё duhet tё presim dhe njё shekull tjetёr qё Shqipёria tё ndryshoj!?. Janё tё shumtё ata qё shikojnё kёto fenomene, por janё tё paktё nё guxim qё ngrenё zёrin pёr njё shoqёri tё shёndetshme… Kjo ndodh sepse ata qё qeverisin bёjnё si tё shurdhёr… Kjo politikё vrastare, këta lider partiak dhe nё fuqi, u mungon vullneti, humanizmi, por mbi tё gjitha, ndjenja patriotike. Kjo i ka bёrё ata si bisha qё gjahun e tyre ta zgjedhin, pёr pak ego dhe pushtet shajnё, fyejnё dhe vrasin. Kёtu tё lind pyetja dhe sa mund tё zgjasë kёshtu!?.

Ky popull nuk ka mё nevojё tё dёgjojë premtime tё kota, tё dëgjoj dhe marrë pjesё nё fushata elektorale madje edhe fjala  ‘Patriotizëm’  nuk ju bёn përshtypje, por zgjon tek ata vetёm kureshtjen pёr ta dёgjuar si shprehje. Dita- ditёs pasuria e kёtij vendi po shkatërrohet, pasuri e cila ёshtё ruajtur me gjak nga të parët tanë për të ndërtuar një shtet me baza të forta ligjore… Por me sa duket historia nuk është lexuar as edhe një rresht, dhe jo më të vihet në zbatim!

E KAM NJË PYETJE!? ………Dhe sa mund të zgjasë kështu!?