Gëzim Prengzi: Mësuesi Sabri Oruçi fisnik dhe misioni i edukatorit

1637
Sigal

Nga Gëzim Prengzi

(22 Nëntor 2019. Me rastin e 60-vjetorit të çeljes së gjimnazit “Asim Vokshi”, dhe kontributit të spikatur të njërit prej punonjësve të arsimit në qytetin e Bajram Currit)

E ndërsa jemi në në prag të kremtimit të 60-vjetorit të çeljes së gjimnazit “Asim Vokshi”, B. Curri, një institucion që në këto vite numëron mjaft suksese, 6730 nxënës kanë kryer studimet këtu, 1000 prej tyre me notë mesatare mbi 9 dhe kryen studimet e larta mbi 2000 nxënës, këto janë produkt i I një delli arsimdashës që e karakterizon Tropojën, por edhe puna e kualifikuar e stafit pedagogjik në vite në këtë gjimnaz. Nga lista e gjatë e mësuesve e drejtuesve të këtij institucioni, po e portretizoj me aq sa është e mundur brenda një shkrimi, njërin nga më të spikaturit, mësuesin Sadri Oruçi. Lindi me 7 maj 1950 në Pac të Tropojës ku kreu dhe arsimin 7 vjeçar. Vijon mësimet në gjimnazin “Qemal Stafa”, sot “Asim Vokshi”, B. Curri në vitet 1964-1968 me rezultate të shkëlqyera. Kryen studimet e larta në 1972 në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë për biologji-kimi me rezultate shumë të mira. Nevojat për mësues të shkencave në Tropojë evidente, por edhe dëshira për profesionin e mësuesit, bënë që Sadriu ta priste me gëzim prezantimin e tij si mësues, nga I cili do të merrnin dije shkencore gjenerata të tëra arsimdashësish. Dhe kjo ditë erdhi, janari I vitit 1973 do e gjente mësues në shkollën e mesme bujqësore “16 Tetori” Tropojë, (sot e bashkuar “Ali Ibër Neza”), asokohe në vitet e para të çeljes, por që më vonë me emër në Tropojë e në shkallë vendi. Duke parë aftësitë e tij, përgatitjen e lartë shkencore, punën konkrete me nxënësit, marrëdhëniet me kolegët e komunitetin, ai kreu detyrën e zv/drejtorit për disa vite. Vitet e punës në këtë shkollë ishin për të një shtysë pozitive për karrierën e tij. Mësues Sadriu e ndjeu se kishte hyrë me besim në zemrën e nxënësve, por bashkë me ta pësuan një tronditje të pazakontë në aksionin e rinisë në korrikun e vitit 1975 në Metalurgjikun e Elbasanit ku ai ishte zv/komandant I brigadës së kësaj shkolle, pasi gjatë kthimit për Tropojë autobusi hyri aksidentalisht në humnerën e Shpalit-Mirditë, ku humbën jetën shoferi dhe tre nxënës aksionistë, Hasan Qelia, Drande Pjeternikaj, Hatixhe Mulgeci, dhe mbetën invalidë Zyra Ahmetaj e Hasime Mërturi. Ata nxënës vazhdojnë të mbajnë lidhje të forta me mësuesin që rrezaton gjithmonë vlera. Me çeljen e shkollës së mesme bujqësore në Pac të Tropojës, e emërojnë pranë kësaj shkolle si mësues e drejtues, përvoja e fituar në shkollën e Tropojës e bëri që edhe këtu ta përqendrojë vëmendjen në përgatitjen shkencore të nxënësve për jetën. Mësues Sadriu tashmë e kish krijuar profilin e tij prej mësuesi e drejtuesi të talentuar në disa shkolla, ndaj dhe atë e emërojnë në gjimnazin “Asim Vokshi”, B. Curri për disa vite. Përgatitja e lartë shkencore, dhe arti I mësimdhënies, e bëjnë atë nga mësuesit më të dashur për nxënësit, dhe lënda biologji që ai u jepte u zgjodh më shumë nga nxënësit. Ndaj një ditë mësues Sadriu vendosi ta bëjë një anketim me këta nxënës, ç’mendonin ata për biologjinë dhe mësuesin e biologjisë. Ai edhe sot i ruan ato fletë-anketa pa emër, dhe sheh se ai ishte për ta mësuesi I duhur. Pas një përvoje të gjatë e të suksesshme në shkollat e mesme me emër në Tropojë, emërohet drejtues i shkollës 9 vjeçare “Sherif Nuha” Geghysen, shkollë me tradita nga bankat e së cilës dolën rreth 200 intelektualë. Për gjashtë vitet e drejtimit të saj dhe më pas, ai organizoi me mbështetjen e stafit pedagogjik dhe veprimtarëve nga ky fshat Hysni Osmanaj, Gëzim Prengzi, Saimir Kalbaj, Shpend Nikoçi përvjetorët e 60-të e 7070-të të kësaj shkolle, duke ngritur së bashku edhe muzeun e kësaj shkolle I cili sot ndodhet në ambientet e ZVA Tropojë. Për disa vite ka punuar në degën e kuadrit pranë Seksionit të Arsimit dhe ZVA Tropojë i shquar si gjithnjë për korrektësi e profesionalizëm. Në 45 vite punë të suksesshme në sektorin e Arsimit, mësues Sadriu u vlerësua me medalje e mirënjohje, por vlerësimi më I vlefshëm është ajo çka dhuroi në katër dekada e gjysmë tek nxënësit të cilët atribuojnë një pjesë të suksesit. Mësuesi Sadri Oruçi tashmë është në pension, por është aktiv si në kohën e punës, gjithnjë e gjen tek përurohen vlera arsimore e kulturore. Një shembull i tillë I vlen çdo mësuesi për të qenë mësues model.