Engjëll Musai: KQZ, telefonata e çunave dhe Ligjet e Republikës

610
Sigal

Denari njeh urdhrat e çunave dhe jo Ligjet e Republikës!

Engjëll Musai

Drejtor i “Telegraf”

Nëse Dekreti i Presidentit do të kishte shkuar në zyrat e KQZ-së jo me protokoll, por me telefonatë nga çunat e Shijakut, me siguri ai do të zbatohej pa asnjë mëdyshje nga Denari. Por fakti që një Dekret është lëshuar nga Presidenti i Republikës së Qytetarëve në mënyrë ligjore, ai nuk mund të zbatohet nga grup i KQZ-së me në krye një personazh të përfolur për tenderët, por edhe i njohur për presionin ndaj një gjyqtari të Strasburgut. Ky Dekret është ligjor, por grupi nuk zbaton as ligjin dhe as Kushtetutën. Grupi njeh dhe ka si “padrino çunat e Bild-it”, që i zgjidhin gjërat me telefonata. Falë zotit që çunat nuk kërkuan edhe listat e zgjedhësve përpara shpalljes së tyre, sepse me siguri grupi i KQZ-së dhe Nari me shokë që kanë punuar dhe tenderuar në burgje do ua vinin në dispozicion. Me siguri, prej tyre do të fshiheshin të gjithë emrat e kundërshtarëve njëlloj si lista e punonjësve të ujësjellësit, portit, aeroportit, ndërtimores, universiteteve etj. Ky është shteti që krijoi “Rilindja” kjo është “Shqipëria që duan”, por jo Shqipëria që shpresuan qytetarët. As më shumë e as më pak, KQZ-ja është kthyer në një levë në shërbim të krimit dhe jo në respektim të Kushtetutës. Këtë gjë më mirë se kushdo tjetër e ka denoncuar edhe Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri. Ky grupim nuk ndahet dot nga krimi, pasi janë pjellë e këtij sistemi të sjellë në pushtet nga votat e krimit. A nuk është fakt, që përgjimet e këtyre ditëve dhe ato që priten të publikohen sot pasdite, janë një nga treguesit më të mirë, se si bandat drejtojnë shtetin?! Por KQZ-ja ka dalë nga binarët e Kushtetutës dhe po ecën në shkretëtirën e pafund, pikërisht aty ku do të kenë edhe fatin e tyre. KQZ-ja dhe Denari duhet t’i sugjerojnë në radhë të parë Presidentit të Republikës dhe Kryeparlamentarit shpërndarjen e parlamentit, pasi Ligji nuk të lejon të mbasë në këmbë një institucion që nuk ka numrin e përcaktuar me ligj të deputetëve,i cili është 140. Po si mundet të marrë një vendim Parlamenti me 2/3, 3/5 apo 50+1 kur ligji thotë që vendimi ka vlerë me 2/3, 3/5 e votave të deputetëve të Kuvendit. Pra të 140 deputetëve. Ligji nuk thotë me 2/3 apo 3/5 e deputetëve të një parlamenti të zbrazur ( 122). Ja kjo është përgjegjësia dhe detyrimi që kanë grupi i KQZ-së dhe Denari me shokë dhe jo vendimmarrja e kundraligjshme apo urdhrat e çunave e “djajve” që sollën shefin e tij në krye të qeverisë të mbështetur edhe nga disa “sekte” dhe “pijanecë” të salloneve evropiane e më gjerë, të cilët PPP-të dhe “konjaku” ua ngatërron edhe muajt e vitit.