Sa shpesh duhet t’i lajmë duart?

114

Duart gjatë ditës bien në kontakt me shumë baktere e papastërti. Dhe që ne vegjëli na është thënë se duhet ti lajmë ato pas çdo aktiviteti që kryejmë. Por a duhet t’i lajmë ato aq shpesh sa na është thënë?

Nga studimet e fundit rezulton se larja e shpeshtë e duarve mund të na sëmurë. Pra, ne duhet ta shmangim larjen e shpeshtë të duarve sepse kjo mund të ulë rezistencën tonë ndaj baktereve. Bakteret e shëndetshme qëndrojnë në lëkurën tonë. Kur lind një bakter, të tjerë hyjnë në lëkurë dhe nuk largohen.

Gjithashtu larja dëmton lëkurën dhe e bën një njeri më të prekshëm ndaj sëmundjeve pasi largohen vajrat e shëndetshëm që prodhohen vetvetiu. Paralajmërimet tregojnë të bëjmë kujdes me higjienën e tepruar, por jo të justifikohemi nëse ulemi në tavolinë pa larë duart.