Apple dhe Facebook përplasen me njëri tjetrin, ja arsyeja

501
Sigal

CEO i Apple, Tim Cook gjatë fjalës së tij në Samitin Time 100 i ka habitur të gjithë me një deklaratë që ka bërë.

Edhe pse ai drejton sot një prej kompanive më të mëdha të prodhimit të telefonave i ka këshilluar të pranishmit që ishin në këtë Samit, t’i përdorin sa më pak telefonat.

Më tej, ai ka vazhduar duke thënë:

Mjaft e përdorët Facebook kaq shumë.’’

Tim Cook fillimisht u sugjeroi përdoruesve të iPhone të përdorin mjetin e ri të Apple që organizon njoftimet në telefon.

Dhe më pas ka thënë:

Unë e pyes veten: Vërtetë më duhen këto qindra mesazhe që marrë në ditë?’’ Nuk është diçka që po i shton vlerë jetës sime. Njoftimet në telefon nuk të bëjnë njeri më të mirë. Sa herë që merrni në dorë telefonin ju hiqni sytë nga personi me të cilin po flisni. Dhe nëse më shumë shihni telefonin sesa personin që keni përballë, ju po bëni një gjë të gabuar. Ne kurrë nuk kemi dashur që njerëzit të mos e heqin telefonin nga dora. Nuk ka qenë objektivi ynë.”

Kujtojmë këtu se kjo nuk është hera e parë që Tim Cook e ka kritikuar rrjetin social për ndërhyrjet e shumta në privatësinë e përdoruesit.

Reagimi i Facebook ka qenë i shpejt, pasi  pas deklaratave të shumta kundër kompanisë, thuher se Zuckerberg u kërkoi punonjësve të mos përdorin më iPhone, por t’i ndërronin ata me Android.