Puna, shëndeti dhe dashuria/ Njihuni me parashikimin e astrologut italian për të lindurit e çdo shenje

199

Horoskopi për ditën e diel, 2 qershor 2019 sipas Paolo Fox

Dashi

Kjo e del do të jetë e fokusuar tek dashuria dhe pasioni. Çiftet që kanë qenë larg ose kanë kaluar një krizë, tashmë do të kenë mundësi që të ndihen më pranë. Edhe sa i takon punës do të ketë hapësirë për projekte të reja të qëndrueshme.

Demi

Mund të haseni në disa komplikime të cilat ju pengojnë që të realizoni një projekt që e keni përzemër, por nuk duhet të demoralizoheni. Për momentin yjet këshillojnë që të keni kujdes. Jeni natyrë që i pranoni ndryshimet, edhe kur nuk janë zgjedhja juaj, por e rëndësishme është që të përqendroheni tek e ardhmja me optimizëm, pa mbetur peng të së shkuarës.

Binjakët

Ju pret një ditë e bukur sa i takon ndjenjave, ku do të dominojë pasioni dhe do të keni mundësi për tu riafruar. Gjithashtu nuk do të mungojnë takimet e reja, ku njohjet parashikohet që të jenë premtuese.

Gaforrja

Periudha e fundit nuk ka qenë e lehtë për ju, por tashmë gjërat do të shkojnë drejt përmirësimit. Saturni do të ketë ndikim pozitiv në shenjën tuaj, duke bërë që të dilni nga izolimi ku jeni përfshirë.

Luani

Pas tensioneve që keni kaluar, tashmë ka ardhur momenti për të rigjetur qetësinë. E diela do të jetë një ditë më e mirë. Në punë por edhe në jetën tuaj private do të hasni në vështirësi, të cilat zor se do i kaloni. Keni nevojë për kohë, ndaj mos merrni vendime nxitimthi.

Virgjëresha

Dalëngadalë do të ketë rikuperim pas një periudhe të komplikuar sentimentale dhe profesionale. Në dashuri ju pëlqen që të jeni të programuar dhe konkret. Dita parashikohet të jetë mjaft premtuese edhe sa i takon marrëveshjeve të lëna pezull prej kohësh.

Peshorja

Ndjeni se gjërat nuk funksionojnë siç ju dëshironi dhe për këtë arsye do të ndiheni të lodhur dhe të hutuar. Do e ndjeni shumë peshën e përgjegjësisë, duke bërë që të ndiheni të ngarkuar. Megjithatë mundohuni që të shihni anën pozitive të gjërave, pasi sfera e ndjenjave parashikohet më së miri.

Akrepi

Horoskopi i kësaj të diele është tejet pozitiv, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve. Megjithatë ndonjë moment tensioni rrezikon që të kompromentojë qetësinë e kësaj ditës, për shkak të ndonjë fjale më shumë. Bëni mirë që të ruani kontrollin dhe të mos tregoheni sipërfaqësor. Nëse ka tensione në dashuri, mundohuni që të shmangni konfrontimin.

Shigjetari

Ka ardhur momenti që të mundoheni që të rigjeni më shumë qetësi në raportet tuaja ndërpersonale. Së fundmi mund të jeni përballur me polemika dhe kritika. Nëse keni jetuar momente me ngarkesa tensioni, do të keni mundësinë që të kuptoni dhe rikuperoni një raport, ose ta mbyllni. Mundohuni që të mos shfrenoheni gjatë katre ditëve, pasi keni nevojë për pushim.

Bricjapi

Edhe pse mund të jetë e vështirë, tashmë duhet të gjeni forcën për të reaguar dhe ecur përpara. Keni përjetuar shumë momente tensionesh së fundmi, ndërsa diçka duket se nuk ka shkuar siç duhet. Bëni mirë që të mos ndikoheni nga e kaluara. Nëse keni kaluar një krizë, do të ketë rikuperim. Parashikohet edhe lindja e dashurive të reja.

Ujori

Nuk do të jeni aspak në humor gjatë kësaj të diele, edhe sepse ditët e kaluara kanë qenë mjaft të ngarkuara. Kur haseni me ditë të lodhshme, është e lehtë për ju që të humbni durimin dhe të përfshiheni në konfuzion, shkruan noa.al. Këshillohet që të flisni me qetësi, duke u munduar edhe të kuptoni nevojën e njerëzve që keni pranë.

Peshqit

Ka disa probleme të cilat duhet të përballohen menjëherë, ndaj mos i shtyni. Për shkak të dembelizmit tuaj, rrezikoni që të bëni gabime të mëdha. Mund të ketë një përmirësim të marrëdhënieve me një person të shenjës së demit, gaforres ose bricjapit. Gjithashtu mund të dalin në pah disa konflikte, ndaj tregohuni të kujdesshëm në raportet ndërpersonale dhe ato në çift. Ata që kanë kaluar momente krizash, mund të përjetojnë sërish një tjetër.