Mbijetojnë binjakët që lindën sa pëllëmba e dorës

543
Sigal

Joe dhe Ashley Keates mendohet të jenë të porsalindurit më të vegjël që kanë arritur të mbijetojnë në Britaninë e Madhe.Dy djemtë kanë lindur në muajin e pestë dhe sipas mjekëve peshonin rreth 450 gram secili. Binjakëve, të cilët kur lindën ishin pothuajse sa dora e nënës së tyre, mjekët u dhanë më pak se 1 për qind mundësi mbijetese dhe ata arritën që ta kalonin sfidën.Tashmë djemtë janë 7 muajsh dhe jetojnë të lumtur në shtëpinë e tyre bashkë me prindërit dhe katër motrat e vëllezërit në Trowbridge, Wiltshire. Dy vëllezërit kaluan 129 ditë në kujdes intesiv në spital, ndërsa tashmë që të dy mund të veshin rroba për të porsalindurit.Joe dhe Ashley besohet të jenë fëmijët më të vegjël që kanë ardhur në jetë në Britani duke ia marrë kështu ‘stafetën’ binjakeve Rylea dhe Robyn Comer të cilat kanë lindur në vitin 2017.Duke folur për The Sun, nëna e tyre Talia, u shpreh:

“Ashley dhe Joe janë mrekullitë e mia të vogla. Ndihem shumë me fat dhe mirënjohëse. Besoj se ata janë rast një në një milionë.”

Binjakët kanë lindur më 16 prill të këtij viti dhe vetëm së fundmi patën mundësinë që të shkojnë në shtëpi ku i prisnin tre vëllezërit dhe motra.