Kujdes! Pickimet e kandilit të detit janë të shumta në verë, ja çfarë duhet të dini

404

Të shumtë janë personat që përballen me pickimet e kandilit të detit gjatë pushimeve.

Por, çfarë duhet të bëni kur përballeni me këtë gjallesë detare?

Mos e fshini zonën e prekur me rërë, mos përdorni amoniak, qëndroni larg diellit.

Për shkak të rritjes së temperaturës së ujit, kripshmërisë së deteve bregdetare, pickimi i një kandili deti nuk sjell rreziqe të mëdha shëndetësore, por kujdes për ata që janë alergjikë prej tyre.

Prandaj duhet shmangur larja në det nëse vini re se uji në atë zonë ka kandilë deti.

Nëse jeni duke notuar në det dhe ju afrohet një kandil deti, mos filloni të notoni në një mënyrë të padisiplinuar dhe në mënyrë nervoze. Ju rrezikoni të kapeni më lehtë nga pickimi i kandilit.

Në vend të kësaj, me ftohtësi, ju mund të arrini të mbani kandilin e detit në distancë.

Gjithashtu është e preferueshme të përdorni syze noti.

Patjetër duhet të pajiseni me një xhel në rast pickimi. Lani zonën e prekur me ujë deti dhe nëse është e mundur dezinfektojeni me sode buke. Mos përdorni ujë të ftohtë, akull, uthull ose amoniak.