Kjo është shenja më dembele e horoskopit

613
Sigal

Mund të jeni mjaft të talentuar, krijues dhe me një dëshirë (e theksojmë vetëm dëshirëëë) të madhe për të ndryshuar botën, por kur vjen puna për t’i vendosur pikat mbi i dhe për të marrë hapin të parët, zhdukeni sikur të mos kishit ekzistuar kurrë. Edhe pse artikulli i sotëm nuk do t’u pëlqejë disa personave, nuk kemi ç’bëjmë yjet dinë dhe kanë përcaktuar gjithçka, si për shembull shenjën më dembele të zodiakut.

SHIGJETARI

Nga e thëna në të bërë ngrihet një mal i tërë, ndaj Shigjetarë fiksojini mirë këto që do ju themi. Jeni një shenjë që vetëm dëshironi të udhëtoni, liria është ajo që doni më shumë dhe kjo është pika juaj e dobët. Jeni kreativë, të talentuar, shumë të zotët për të hartuar strategji sesi duhet të funksionojnë gjërat në ambientin ku punoni, por kur bëhet fjalë për të ndërmarrë hapin e parë nuk gjendeni gjëkund. Dhe e dini përse? Sepse jeni dembelë të lindur. Por krahas dëshirës për të eksploruar botën, mund të bëni edhe ndonjë punë e të merrni ndonjë përgjegjësi. Dembelizmi nuk është zgjidhje.