Të përdorësh fatkeqësitë për pëlqime në Instagram

577
Sigal

Duket sikur është një prirje e natyrshme njerëzore për t’u joshur nga fatkeqësia dhe vuajtja e njerëzve tanë të tjerë – nga thirrja për të vrapuar në vendin e një aksidenti automobilistik për të udhëtuar qëllimisht në luftëra, duket se kemi një nevojë të sëmurë për të parë dhe përjetuar më e keqja që mund të ndodhë.

Turizmi i fatkeqësive është padyshim një gjë dhe mënyra se si perceptohet varet tërësisht nga motivet dhe sjellja e individit.

Njerëzit që zgjedhin të vizitojnë Auschwitzin, për shembull, mund të shkojnë atje për të mësuar edhe më tepër rreth kësaj historie të dhimbshme njerëzore por nuk e bëjnë këtë gjë dhe i shfrytëzojnë ambientet për të shkrepur fotografi dhe madje për të bërë edhe më shumë përshtypje në rrjetet sociale kryesisht në Instagram.

Në njëfarë mënyre ky është një abuzim i pastër me fatkeqësitë që këta njerëz kanë kaluar.