Si krijohen fishekzjarre me hekur të shkrirë?

133

Fshati Nuanquan në Kinë është i vetmi vend në botë ku mund të gjesh traditën e fishekzjarreve 500-vjeçare të Da Shuhua, ku hidhet hekuri i shkrirë për të krijuar një dush spektakolar të shkëndijave.

Wang Dee është 55 vjeçari dhe bën këtë sport prej më shumë se 30 vjet. Da Shuhua është një traditë e cila zhvillohet prej dekadash në këtë vend dhe nuk janë gjë tjetër veçse fishekzjarre për njerëzit e varfër.

Është një traditë 500 vjeçare. Punonjësit e shkrirjes së hekurit kuptuan se dukej shumë bukur kur ai rrëzohej në tokë dhe ndaj prej kësaj edhe lindi kjo ide. Pasi në të kaluarën vetëm të pasurit në raste festash mund të blinin fishekzjarre ndërsa pjesa tjetër e popullatës jo.

Për të realizuar këtë traditë është e nevojshme të vishet një kostum i posaçëm i cili mbron personin nga djegia. Ai tregon se nuk është ndjerë kurrë i lodhur duke bërë këtë gjë madje përkundrazi ndjen gëzim në çdo shfaqje.