Sigal

Në mënyrë surprizuese këto shenja të zodiakut kanë një optimizëm të pafund, të tjera janë janë të pajisura me një besim e karizëm si dhe kapacitet për të manifestuar atë që dëshiron zemra e tyre.

Nëse disa nga këto karakteristika duken shumë të njohura për ju, ka të ngjarë të jeni një nga këto shenja:

Dashi

Nuk ka asgjë për t’u habitur që dashi është në krye të listës së romantikëve dhe atyre që adhurojnë riskun. Janë kurajozë dhe entuziastë në të gjitha drejtimet e jetës së tyre, edhe në planin e dashurisë ku kanë gjithmonë frikë. Dashi tenton të joshet shumë nga emocionet e një marrëdhënieje të re, ndonjëherë më shumë edhe se personat me të cilët dalin. Janë thjesht të rrëmbyer nga adrenalina e një dashurie të re. Ana tjetër e medaljes është se ana juaj impulsive dhe pak e paduruar mund t’ju vërë përballë personat e gabuar. Për fat të mirë, personat e dashit janë të fortë dhe të guximshëm, kështu që e marrin veten shpejt, shkruan shije.

Luani

Luani nuk ka frikë kur vjen puna te çështjet e zemrës. Kapaciteti i tyre për të ndërmarrë risqe vjen nga besimi i tyre legjendar. Ky besim do të thotë që ndihen në lartësinë e duhur për të ndjekur ato që duan dhe janë aq tërheqës e karizmatikë, sa që në përgjithësi e arrijnë. Duke qenë se Luani është një nga shenjat më të dashura dhe më besnike të zodiakut, ka tendencën të marrë më të mirën tek ata që ka përreth.

Shigjetari

Për shigjetarin, asgjë nuk është shumë serioze. Ai është në gjendje të injorojë stresin dhe presionin me të cilin pjesa tjetër e jona lufton dhe i lë gjërat të rrjedhin vetë. Kjo sepse mes të gjitha shenjave, shigjetari është më optimisti. Filozofia e tij nuk është që të vuajë përballë pasigurisë, sepse gjithçka tenton të funksionojë si duhet në fund. Dhe kjo është arsyeja pse nëse të tjerët u tremben pasojave e vendosjes së zemrës në risk, Shigjetari është i gatshëm ta ndërmarrë këtë rrezik. Nga ana tjetër, të duash një shigjetar mund të jetë shumë e rrezikshme, sepse janë kaq të paqëndrueshëm sa që ndodh të braktisin një dashuri për një kapriço.

Peshqit

Të fundit, por jo më pak të rëndësishëm, Peshqit sigurohen që të kenë ndjesi të mrekullueshme pasi janë absolutisht të lidhur me romancën. Por ky entuziazëm do të thotë se ata marrin rreziqe mjaft intensive. Dëshirojnë të besojnë shumë në dashuri dhe kanë tendencë ta shohin atë edhe në vende ku s’duhet ta shohin. Por për peshqit, dashuria është më shumë një akt besime se sa gjeste romantike dhe akoma më pak siguri emocionale.  Edhe nëse zemrat ju thyhen, Peshqit nuk heqin dorë kurrë sepse romantikët brenda tyre mbajnë gjallë shpresa të përjetshme.