Sigal

Nëse pritjes suaj të ëmbël i vjen fundi për pak ditë, kjo do të thotë se do të sillni në jetë një fëmijë në muajin e parë të vitit.

Bebet e lindura në janar i përkasin shenjës së bricjapit apo ujorit! Ndonëse me karaktere të ndryshme, një me këmbë në tokë, e një në ajër, Living ka përmbledhur më poshtë të gjitha karakteristikat e përbashkëta të tyre.

Nëse një fëmijë vjen në jetë deri më 20 janar ai i përket shenjës së Bricjapit dhe do të rritet për të qenë një person i suksesshëm! Është i disiplinuar, puntor dhe shumë i organizuar, krej e kundërta e ujorit, një shenjë e drejtuar nga emocionet dhe instiktet !

Janë njerëz kreativë dhe imagjinata e tyre i kalon kufijtë e normales.

Pra nëse ndiheni të rënë moralisht, të lodhur e të pamotivuar, ato do kenë vetëbesimin dhe dëshirën për të qenë aktiv seksualisht.

Sipas një studimi të Universitetit të Kolumbisë njerëzit e lindur në muajin janar kanë rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje si diabeti tip 1 apo 2.

Numri i tyre me fat është 4 dhe 22.

Njerëzit e lindur në muajin janar janë natyrë shumë sportive, por janë të prirë ndaj alergjive ushqimore. Mjekët besojnë se kjo vjen nga niveli i ulët i vitaminës D marrë nga nënat gjatë shtatzënisë.