Natyra në krizë, veprimtaria njerëzore “kërcënon” 1milion specie me zhdukje

184

Në tokë, në det, në qiell, ndikimi shkatërrues i njerëzve në natyrë duket të jetë gjithnjë e më i madh, të paktën kështu thotë një raporti i OKB-së.

Një milion specie bimore dhe shtazore kërcënohen tani me zhdukjen.

Natyra kudo është në rënie, me një shpejtësi që nuk shihej më parë dhe nevojat tona gjithnjë e më shumë për ushqim dhe energji janë arsyeja kryesore e këtij shkatërrimi.

Këto tendenca mund të ndalen, thotë studimi, por do të duhej “ndryshim transformues” në çdo aspekt të asaj se si njerëzit ndërveprojnë me natyrën.

Nga bletët tek pyjet, raporti zbulon se si njerëzit po shkatërrojnë shumë ekosisteme. Raporti i OKB-së, i cili shkon në 1.800 faqe, është mbështetur në 15,000 materiale reference dhe është përpiluar nga Platforma Ndërqeveritare e Politikave Shkencore mbi Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit (IPBES).

 (IPBES).

ekosistemi

Përmbledhja, 40 faqe  e publikuar sot në një takim në Paris, është ndoshta akuza më e fuqishme se si njerëzit e kanë shkatërruar shtëpinë e tyre.

Toka gjithmonë ka vuajtur nga veprimet e njerëzve përmes historisë, por gjatë 50 viteve të fundit, këto gërvishtjet janë bërë plagë të thella.

flutura

Popullsia e botës është dyfishuar që nga viti 1970, ekonomia globale është rritur katër herë, ndërsa tregtia ndërkombëtare është rritur 10 herë më shumë.

Për të ushqyer, veshur dhe dhënë energji për këtë botë të gjallë, pyjet janë prerë me ritme të habitshme, veçanërisht në zonat tropikale.

Midis 1980 dhe 2000, humbën 100 milionë hektarë pyje tropikale, kryesisht nga bagëtitë në Amerikën e Jugut dhe plantacionet e vajit të palmës në Azinë Juglindore.

kafshet

E gjithë kjo veprimtari njerëzore është duke vrarë specie në numër më të madh se kurrë më parë.

Sipas vlerësimit global, një mesatare prej rreth 25% e kafshëve dhe bimëve tani janë të kërcënuara.

Rreth një milion specie përballen me zhdukjen brenda dekadave, një shkallë shkatërrimi dhjetëra qindra herë më e lartë se mesatarja gjatë 10 milion viteve të fundit.

“Ne kemi dokumentuar një rënie të vërtetë të pashembullt në biodiversitetin dhe natyrën, kjo është krejtësisht ndryshe nga çdo gjë që kemi parë në historinë njerëzore sa i përket shkallës së rënies dhe shkallës së kërcënimit”, tha Dr Kate Brauman nga Universiteti i Minesota dhe një autor kryesor i koordinimit të vlerësimit.