Çiljeta mbulohet për Ramazan: “Po e gëzoj këtë muaj si një grua e vërtetë muslimane”

867
Sigal

Çiljeta ka zbuluar se është një besimtare myslimane mjaft e devotshme. Ajo ka publikuar një video në “Insta Story” ku duket e mbuluar me shami, në kuadër të nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Mezi e kam pritur këtë muaj. Agjërim të mbarë, të lehtë, të bukur dhe plot energji të mirë të gjithëve, personalisht po e gëzoj si një femër e vërtetë myslimane”, ka shkruar Çiljeta. Në një tjetër postim, këngëtarja ka kërkuar falje për tre gjëra, si dhe ka falenderuar e falur tre persona.