Mjaft i bëtë këto gabime kur lani rrobat me lavatriçe!

262

Shije ju rendit më poshtë disa gabime të zakonshme që me siguri shumë prej jush i bën cdo ditë, teksa lani rrobat në lavatriçe.

Ato dëmtojnë cilësinë e rrobave tona dhe i shkurtojnë jetëgjatësinë.

Ja cilat janë këto gabime: 

  • E ngrini shumë temperaturën e ujit
  • Mbingarkimi i lavatriçes me rroba shumë të pista
  • E mbingarkoni me shumë detergjent
  • Përdorni një detergjent për të gjitha rrobat
  • Lani të brendshmet në lavatrice. Me larje automatike, të brendshmet humbasin formën e tyre, kështu që është më mirë ti lani ato me dorë.
  • I lani xhinset shumë shpesh.
  • Bëni gabime me tharjen. Tharja jo e saktë ndikon në rrobat e tua aq negativisht sa larja e pasaktë.

Këtu janë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të shmangni gabimet:

Mos përdorni tharjen automatike shumë shpesh. I bën rrobat tuaja të konsumohen dhe të humbasin ngjyrën më shpejt. Mos e përdorni atë për të tharë pëlhura të holla dhe delikate.

  • Një lavatriçe jo e mirë

Për ta parandaluar këtë, ndiqni disa rregulla të thjeshta të mirëmbajtjes:

  • Ajrosni makinën pas çdo larjeje
  • Hiqni detergjentin e mbetur nga rondelina e gomës në derë pas çdo larje
  • Shpëlani rregullisht enën e detergjentit.
  • Rreth një herë në muaj ndizeni lavatriçen bosh me detergjent dhe uthull për dezinfektim.