Mënyra sesi u mësohet matematika fëmijëve është e gabuar, më së shumti po dëmtohen vajzat. Prindërit, të cilët duan të inkurajojnë vajzat për të mësuar matematikë duhet të kujtojnë këtë: Matematika është sine qua non, esenciale!.
Matematika është gjuha e shkencës, e inxhinierisë dhe e teknologjisë. Si shumë gjuhë të tjera duhet praktikuar gjerësisht. Por për vajzat kjo mund të jetë më e komplikuar sesa duket. Një numër i madh studimesh ka zbuluar se djemtë dhe vajzat kanë mesatarisht të njëjtat aftësi në matematikë. Por vajzat kanë më tepër avantazh në lexim dhe në shkrim dhe janë më mirë në këto fusha sesa në matematikë, edhe pse aftësitë në matematikë janë po aq të mira sa djemtë. Pasojat?
Një djalë i vogël tipikisht mund të mendojë se është më i zoti në matematikë sesa në lexim dhe shkrim. Por një vajzë e vogël tipikisht mund të mendojë se është më e zonja në lexim dhe shkrim sesa në matematikë. Si rezultat kur të ulet të bëjë detyrat e matematikës ka shumë gjasa të thotë : Nuk jam e zonja në këtë! Kur në fakt është po aq e zonja sa edhe shokët në matematikë, e madje ua kalon atyre edhe në lexim.
Nga disa studime rezulton se ka shkolla të caktuara në Shtetet e Bashkuara ku djemtë kanë shënuar performancë më të lartë në matematikë sesa vajzat. Është e vështirë të njohësh se çfarë ndodh në trurin e bebeve, por studimet kanë zbuluar diferenca thelbësore ndërmjet djemve dhe vajzave lidhur me prirjen e tyre për matematikë. Studimet tregojnë se vetëbesimi që kanë vajzat për veten e tyre ndikon në performancën akademike . Fatkeqësisht, të menduarit se nuk je i zoti në diçka të bën që mos ta pëlqesh e më pas të bën ta shmangësh edhe pse ke një prirje natyrore. Në fillim anashkalon praktikën pasi në mendjen tënde praktika është më e dhimbshme sesa mësimi që vjen më lehtësisht. Mospraktikimi transformohet në mungesë kompetence. Fatkeqësisht, metoda sesi matematika mësohet në Shtetet e Bashkuara, ku shpesh herë nuk i jep rëndësinë që duhet praktikës duke favorizuar shpjegimin konceptual çon në rreth vicioz veçanërisht për vajzat. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se matematika është si të luash në një instrument muzikor. Por instrumenti që ti luan është brenda kokës tënde. Kur mësojmë një instrument, le të themi kitarën, mësuesit e kitarës e dinë me intuitë se rruga drejt suksesit është praktika. Kërkuesi K. Anders Ericsson ka zbuluar se ekspertë bëhesh në gjithçka kur kjo kërkon shumë praktikë dhe ripërsëritje. Ta kuptosh atë është e rëndësishme, por sigurisht nuk është gjithçka. Sot behën shumë përpjekje për ta bërë lëndën e matematikës sa më “qejf” duke shmangur detyrat dhe praktikën. Kjo i pengon fëmijët për ti aftësuar dhe vajzat vuajnë më shumë.

Të gjithë studentët amerikanë mund të përfitojnë më tepër nga detyrat. Në testin ndërkombëtar PISA, Shtetet e Bashkuara renditen në vend të 35-të në matematikë. Vajzat mund të përfitojnë më shumë përmes praktikës, që të thyejnë mitin duke ndërtuar vetëbesim në sensin “Po mund ta bëj këtë!”. Praktika mund të ndryshojë mendësinë se vajzat janë të zonjat në shkrim e këndim. Mësimi i matematikës nuk është dhe nuk duhet të jete “qejf dhe argëtim”. Ka një arsye përse praktikojmë lëvizjet në kërkim, apo memorizojmë fjalorin teksa mësojmë një gjuhë të huaj. Në fakt, në vend që ta bëjmë procesin e të mësuarit argëtues aq më tepër dëmtojmë fëmijët dhe ngrimë mure për të mësuar lëndë të vështira. Psikologu Robert Bjork ka treguar se të disa procese të mësuari në thelb kërkojnë praktikë të vazhdueshme, veçanërisht që në stadet e para. Praktika dhe memorizimi në disa raste të çojnë drejt suksesit. Mbajeni mend këto këshilla nga dikush që në fillim urrente matematikën e që përfundoi profesor i inxhinierisë. Bëjni vajzës suaj një nder, mësoni dhe zgjidhni ushtrime të matematikës çdo ditë, edhe pse vajza nuk do ta pëlqejë. Pas disa kohësh do iu falënderojë (dhe në të njëjtën mënyrë, apikojeni disi edhe me djalin).