Lind foshnja me binjaken brenda barkut të saj

590
Sigal

Një foshnjë në Kolumbi me emrin Itzamara Vega ka nxitur mbarë botën të flasë për të prej momentit kur ajo ka lindur në shkurt të këtij viti.

Kur ishte akoma në barkun e nënës, Itzamara u diagnostikua me një dukuri jashtëzakonisht të rrallë, një fenomen  që ka ndodhur maksimalisht 200 herë në të gjithë botën.

Duke vëzhguar me ultratinguj në brendësi të barkut të saj mjekët dalluan se motra binjake e Itzamara-s po rritej në brendësi ashtu si ajo vetë në barkun e nënës së saj.

Mbështetur në një kordon umbilikal krejtësisht të veçantë, ky fetus po merrte gjak nga venta e motrës së madhe, si një binjak parazitar, sipas një raporti në The New York Times.

Duket e pamundur, por është e vërtetë. E përshkruar fillimisht në vitin 1808, kjo anomali e njohur si fetus-në-fetus ndodh jashtëzakonisht rrallë, për shembull njihet vetëm një rast në çdo 500,000 lindje. Ndaj edhe kur ndodh tërhiqet vëmendja e mbarë botës.

Zakonisht i dallueshëm nga një fryrje në stomakun e porsalindurve, në shumicën e rasteve kjo anomali zbulohet menjëherë por ka raste kur edhe mund të mos zbulohet për vite me radhë.

Në një rast të tillë, një grua e moshës së mesme mësoi se ajo kishte zbuluar se binjakja e saj e pa zhvilluar ndodhej në vezoren e saj prej 45 vitesh deri në momentin kur ajo u diagnostikua me tumor në vezore.  

Herët në një shtatzëni të njëjtë binjakësh, kur një vezë e vetme e fekonduar ndahet në dy, ndonjëherë mund të ndahet në mënyrë të pabarabartë.

Deri në një muaj këto dy embrione zhvillohen normalisht por pas javës së katërt qelizat e njërit mbështjellin plotësisht qelizat e embrionit tjetër.

I futur në fetusin tjetër, binjaku i vogël ndërpret procesin e ushqyerjes nga gjaku i nënës dhe detyrohet të marrë nga gjaku i binjakut tjetër për t’u rritur.

Image