Kjo është balena e bardhë që i adhuron përkëdheljet

607
Sigal

Ajo duket tepër e lumtur dhe adhuron të përkëdhelet nga njerëzit.

Është një balenë e bardhë, e cila është filmuar nga Linn Saether dhe më pas videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Linn ishte duke bërë një ekskursion në Norvegji, kur vuri re këtë balenë gjigante por me zemër si të një fëmije.

Vajza i dha për të ngrënë balenës, e cila ishte shumë e lumtur teksa përkëdhelej dhe luante me njerëzit.

Në videon e shpërndarë në Facebook, Linn shkruan se këto pamje i kanë prekur zemrën.