Sigal

Të gjithë e njohin tashmë lojën e famshme me dinozaur të Google që shfaqet në ekran në momentin që lidhja me internetin humbet.

Loja e shfletuesit Chrome është një vrapues pa fund i thjeshtë i cili kërcen sa herë që përpara i del një kaktus. Nëse nuk kërceni në kohë dhe shkelni kaktusin atëherë loja do të fillojë nga fillimi.

Qilimi kryesor është të qëndroni të zënë ndërkohë që interneti të kthehet. Kështu në 4-vjetorin e krijimit, Google ka publikuar një intervistë në të cilën shpjegon origjinën e lojës.

Google ka vendosur që në lojë të paraqitej një dinozaur dhe jo diçka tjetër për të transmetuar në mënyrë simbolike “periudhën prehistorike” kur nuk kishte internet dhe asgjë tjetër nga bota moderne.

Pra, në momentin që ju ikën interneti ju ndiheni sikur po jetoni në parahistori. Hartimeve fillestare të karakterit të dinosaurit iu dha emri i koduar “Projekti Bolan”, i cili në vetvete është një referencë ndaj Marc Bolan, këngëtarit të ndjerë të grupit të viteve 1970, T-Rex.