Sigal

Të gjithë e kanë ndjekur serialin historik “Ertgugrul”, nga ku u bë i njohur protagonisti i këtij filmi, aktori Engin Altan Duzyatan.

Fama e këtij të fudnit ka kaluar kufijtë e Turqisë dhe së fundmi ka marrë një ofertë tunduese nga familja e Emirit të Kuvajtit. Sheikët arabë dëshirojnë të prodhojnë një parfum me emrin e aktorit.

Për këtë, kushëriri i Emirit të Kuvajtit, Sabah el-Ahmed el-Cabir es-Sabah, Majed, ka mikpritur në vendin e pasur me naftë Duzyatanin dhe bashkëshorten e tij.

Sipas mediave turke, sheiku kuvajtian ka arritur ta bindë Duzyatan, pas përgjigjes pozitive të të cilit, ka kaluar në kontakt me markat më të njohura të parfumeve. Parfumi do të shpërndahet në të gjithë botën dhe pritet t’i japë akoma më shumë emër aktorit.