4.9 milionë $ shitet ndezësi i temjanit kinez, i shekullit të 17-të

111

Një tas bronzi që ishte duke u përdorur nga një familje për të mbajtur topat e tenisit, është shitur për 4.9 milionë dollarë.

Ekspertët nga ankandet zvicerane (Ankandet e Kollerit) po vlerësonin sendet në shtëpinë e familjes kur ata vunë re tasin, një ndezës temjani prej bronzi.

“Kur e panë tasin, ata u mahnitën dhe thanë se një gjë të tillë nuk e kishin parë kurrë më herët”, tha për CNN Karl Green, kreu i marrëdhënieve me median dhe marketingun, për Koller Auctions.

Tasi i rrallë, besohet se i përket fundit të shekullit të 17-të dhe i përkiste familjes zvicerane prej vitesh pasi u soll në Evropë pas një udhëtimi në Kinë.

Sipas Green, familja e e kishte ofruar këtë tas edhe në Gjermani në një muze por ama nuk ishte pranuar aty duke u cilësuar si një objekt pa kurrëfarë vlere.

Një shtëpi britanike ankandesh, gjithashtu nuk e pranoi artikullin pasi kishte parë fotot e tij, duke supozuar se ishte e shekullit të 19-të.

“Pas gjithë kësaj, (familja) mendoi se nuk vlente shumë, por duke qenë se ata vetë e pëlqenin atë vendosën ta shfaqin atë kudo.

Pasi u ble nga  Ankandet e Kollerit ,ndezësja e temjanit shkaktoi eufori kur u shfaq në një panair antikuarësh në Kinë.

Duke e krahasuar me temjane të ndryshme nga vende të ndryshme e përkatësi kohore të ndryshme arrihet në përfundimin se kjo mbajtëse temjani është shitur shumë më shtrenjtë se gjithë të tjerat./cnn.com

Image