Xhon Sina, superstari i restlingut

948
Sigal

 Sina ka fituar 21 kampionate në total, por ai është dhe një aktor. Në garazhin e tij ka 20 makina

Xhon Sina është një nga emrat më të njohur në restlingun profesionist, por ai është gjithashtu edhe një aktor amerikan e muzikant hip-hopi. Si restler profesionist, në versionin WWE (World Wrestling Entertainment), Sina ka fituar 21 kampionate në total, përfshirë 11 tituj botërorë (duke fituar një rekord prej 10 herësh Kampionatin WWE (World Wrestling Entertainment) dhe tri herë Kampionatin Botëror të Peshave të Rënda, WH). Sina, gjithashtu, ka fituar tri herë Kampionatin Amerikan të WWE. Ai është katër herë kampion i “Tag Team”, duke e fituar dy herë Kampionatin Botëror “Tag Team” (një herë me Shon Majkëlls dhe një herë me Batistën). Sina ka fituar edhe  2008 ndeshjen “Royal Rumble” (2008), ndërkohë që ai ka fituar tri herë çmimin “Superylli i vitit” (2009, 2010 dhe 2012). Ai është kampioni që ka mbretëruar më gjatë, duke e mbajtur titullin për 380 ditë midis viteve 2006-2007. Ai është gjithashtu, restleri i katërt me numrin më të lartë të kombinimit të ditëve si kampion i WWE, pas Bob Bekland, Hulk Hogan dhe Bruno Samartino. Sina ka lindur, më 23 prill të vitit 1955 në Uest Njubër, Masaçusetsit, duke qenë i dyti nga pesë vëllezërit, Dan, Matt, Steve dhe Sean. Sina është diplomuar në psikologji, ka luajtur futboll, është marrë me badibilding, por dhe ka punuar si shofer për një kompani limuzinash. Gjyshi i tij nga nëna ishte një lojtar bejsbolli. Babai i tij ka origjinë italiane, ndërsa nëna e tij është nga franko-kanadezët. Sina nisi karrierën e tij si restler profesionist në vitin 2000 në një ekip të Kalifornisë, “Ultimate University”. dhe një vit më pas në World Wrestling Federation. Sina ka publikuar edhe një album repi “You Can’t See Me”, por ka luajtur edhe disa role në filma te “The Marine” si dhe në shou të ndryshëm televizivë. Sina nisi karrierën e tij si restler profesionist në vitin 2000 në një ekip të Kalifornisë, “Ultimate University”. Për karakterin e lojës së tij gjysmë-robotike ai mori nofkën “Prototipi”. Disa nga periudhat e karrierës së tij janë të dokumentuar në programin e televizionit “Discovery Channel”, të quajtur “Brenda shkollës së Restlingut profesional”.  Në vitin 2001 nënshkroi edhe kontratën e tij profesionale. Në shkurt të vitit 2010, Sina rifitoi titullin e WWWE në dhomën eliminimit, pasi kishte mposhtur Tripëll Heitçin, por e humbi atë në mbrojtjen e titullit përballë Batistës, duke qenë kampioni me afatshkurtër në historinë e World Wrestling Entertainment. Vitin e kaluar (më 27 tetor), Sina u ndesh me Alberto Del Rion në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Botëror. Sina fitoi me Deo Rion, duke fituar kështu titullin e tretë Botëror në Peshat e rënda. Në ndeshjen pasardhëse, Sina mbrojti titullin duke mundur Damien Sandoun, ndërkohë që më pas humbi titullin në muajin nëntor me Rendi Ortonin, në dy duele të njëpasnjëshme. Sina është dhe një aktor interesant. “The Marine” është filmi i parë i tij, në qarkullim nga tetori i vitit 2006. Filmi vetëm në javën e parë mblodhi 7 milionë dollarë, ndërsa në versionin e shitjes së tij në formatin DVD vetëm nga qiratë gjatë 12 javëve të para siguroi 30 milionë dollarë. Sina ka luajtur edhe në një film të dytë, “12 raundet”, të hedhur në qarkullim në mars të vitit 2009. Sina është një mik i mirë e emisioneve televizive apo radiofonike, përfshirë edhe një intervistë të gjatë në “CNN”, por ka shërbyer edhe si një bashkë-prezantues. Sina, Batista dhe Masaro kanë marrë pjesë në një episod të shout “Ekstrem Mejkover”.

IMAZH REKLAMASH

Përpara se të niste karrierën e tij si restler, Sina, ka qenë imazhi i disa reklamave për “Gold’s Gym”, apo pijeve energjike “YJ Stinger”. Sina ka një marrëveshje me kompaninë e famshme “Gillete”, në një fushatë online të quajtur “Të jesh një superyll”, ku është përkrah Kris Xherikosë dhe Kodi Rodesit. Sina është një sportist që e ndjek modën, ku përveç veshjeve, shpesh në versionin “militar”, apo varësve të rënda me diamante. Sina shkruan me dorën e majtë. Është i njohur si tifoz i filmave të animuar japonezë, por ai vetë thekson se i është një fan i video-gejmit “Command & Conquer”. Sina koleksion makina dhe ka mbi 20 të tilla. Është i martuar me të dashurën e tij, Elizabet Huberdeau, në korrik të vitit 2009.

 “Kafsha” Batista, vjedhësi i makinave, kampion i pamëshirshëm

 Dejvid Bautista, i njohur në ring si Batista (43 vjeç) është një nga yjet e botës së restlingut. “Kafsha” është gjashtë herë kampion i botës, duke e fituar Kampionatin Botëror të Peshave të Rënda katër herë, ndërsa atë WWE, dy herë. Ai është kampioni më jetëgjatë në historinë e Peshave të Rënda. Në gusht të vitit të kaluar, ai firmosi një kontratë për të luftuar në artet mikse marciale (MMA). Ai fitoi titulin e parë, në tetor 2012, duke mundur Vinse Lusero, me nokaut, qysh në raundi e parë.  Amerikani, 198 cm  gjatë dhe që peshon 130 kg, është gjashtë herë kampion i botës në pesha të rënda, duke fituar katër herë Kampionatin Botëror të Peshave të Rënda dhe dy herë Kampionatin Botëror të Argëtimit (WWE), ndërkohë që ka fituar tre herë Kampionatin Botëror në çift, dy herë duke pasur si partner Rik Fler dhe një herë me Xhon Sinën. Gjithashtu, Batista ka fituar edhe si partneri i Rei Misterios kampionatin ekipor të WWE-së. Batista, i cili ka shërbyer edhe si badigard i  e nisi karrierën e tij si restler profesionist në vitin 2000, ku garoi  për W………orld W….restling Federation në vitin 2002 nën nofkën “Kahn”, por ai njihej edhe me emrat si “Demoni i thellësisë”. Batista është djali babai filipinas, Dejvid dhe një nëne greke. Prindërit e tij u ndanë, pasi nëna e tij u deklarua publikisht se ajo ishte një lezbike. Gjyshi i tij nga ana e babait kishte punuar si taksist, berber dhe punë të tjera të rëndomta për të ushqyer familjen dhe Batista deklaroi më pas, se atij vetë nuk i vinte turp që familja e tij kishte jetuar në varfëri. Batista bëri një jetë të vështirë dhe kur ai ishte nëntë vjeç, para syve të tij ndodhën tre vrasje. Kur ishte 13 vjeç ai vidhte makina, dhe në moshën 17 vjeç ai kishte marrëdhënie të ftohta me prindërit. Gjithsesi, Batista pranoi më pas se ishte krenar për prindërit e tij dhe se ata e kishin mësuar të punonte fort. Batista u bë një mashtrues i rregullt klubesh e më pas u arrestua pas një grindjeje, ku ai dëmtoi rëndë dy pronarë klubesh, njëri prej të cilëve u gjet i shtirë për tokë në anë të rrugës. Pas një dënimi një vjeçar me kusht, ai nisi karrierën si badibilder, duke menduar se mund të shpëtonte jetën e tij. Në janar të vitit 2003, si një restler profesionist ai formoi grupin e ashtuquajtur “Evolution”, në të cilën bënin pjesë Tripël Heitç, Rik Fler, Rendi Orton dhe vetë Batista. Pas këputjes së një muskuli të krahut, në vitin 2005, Batista u shndërrua në një superyll, ku ai fitoi “Royal Rumbel” dhe fitoi turneun “WrestleMania 22”, duke ja marrë titullin Tripëll Heitçit, e më pas vinë fitoret me Xhi-Bi-Ellin (JBL), por dhe me Edi Guerreron, disa javë përpara se ai të vdiste në vitin 2005. Batista njihet si një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Undertakerit, ndaj të cilit humbi në garën e “WrestleMania 23”, por në vitin 2007 ai fitoi duke mundur Khalin e Madh dhe Rei Misterion. Gjithsesi, në nëntor të vitit 2007 ai e humbi titullin kundër Edxhit. Në vitin 2008, Batista fitoi kampionatin botëror për të katërtën herë duke mundur Kris Xherikonë në “Cyber Sunday”, e në vitin 2009, Rendi Ortonin. Në shkurt 2010, ai u bë sërish kampion bote, duke mposhtur Xhon Sinën në “Dhomën e Eliminimit 2010”. Përveç ushtrimit të restlingut, Batista ka qenë një personazh “VIP” i disa revistave komerciale, por dhe imazhi i disa kompanive, përfshirë dhe atyre të pastrimit, ku Batista shfaqet si një pastrues i shkëlqyer dyshemesh, por dhe për revista fitnesi. Gjithsesi, Batista, ka aktruar në shumë shfaqjeje televizive dhe në seriale të ndryshme amerikane, përfshirë edhe rolin e një alieni të quajtur Aldar që shpëton nga një zonë fantazmash. Filmi i fundit ku është përfshirë Batista quhet “Ana e gabuar e qytetit”, së bashku me Rob Van Dam dhe Xha Rul. Në filmin “Wapakman” ka aktruar në krah të Nikol Sherzinger, ku Batista luante të keqin. Batista është martuar dhe divorcuar dy herë. Gruaja e parë e tij quhej Glenda dhe me të pati dy vajza, Keilanën dhe Athinën. Më pas u martua me Ennxhin, por martesa më të zgjati po tetë vjet sa me gruan e parë, duke u divorcuar në vitin 2006. Aktualisht, Batista, edhe pse është vetëm 41 vjeç, është gjysh i dy fëmijëve të vajzës së tij të parë, Keilanës. Batista ka në trup shumë tatuazhe, përfshirë një dragua të madh kinez në shpinën e tij, por dhe një diell të vogël pikërisht atje ku ndodhet stomaku. Krahët i ka të mbuluara me tatuazhe të stilit tribal, përshirë dhe fjalën “ushtar”. Pasi u largua nga WWE, Batista nisi bashkëpunimin me “Strikeforce”, pasi kishte shfaqur më parë interesimin në arte mikse marciale, ku dhe fitoj ndeshjen e parë, me nokaut, brenda 4 minutave e pesë sekondave kundër Vinse Lusero.