Xhensila Seferi: Sensualja keqkuptohet në Shqipëri

171
Arsimi

Kush është Xhensila Seferi

Ka lindur në Tiranë

Ka përfunduar arsimin e mesëm në shkollën Sami Frashëri

Ka përfunduar studimet e Larta ne Fakultetin Juridik, ndërkohë që sapo është diplomuar edhe në fakultetin e Shkencave Politike

1. Hobi juaj është modelimi. A do i ndërronit pasarelat e modës me një tjetër dëshirë?
Sigurisht që do ta ndërroja. Nga pasarela dua të fitoj personalitet estetik dhe mendimin për një femër me personalitet. Pas kësaj, pa dyshim që kam synimet e mia në fushën e studimit dhe profesionit për të cilën jam e bindur që do ta realizoj.

2. Të zgjodhi modelingu ty apo ti modelingun?

Jam gjetur shumë rastësisht në botën e modelingut , por jam e sigurt që fushën e modelingut nuk jam e vetmja që e dua, pasi është një fushë që pëlqehet nga çdo femër. Vetë moda ka karakter femëror. Të modelosh do të thotë të kesh një stil ndryshe në paraqitje edhe pse unë preferoj më shumë fotografinë se sa pasarelat. Unë e quaj edhe si një shenjë të fatit, dhe ishte tamam si ato gjërat që ndodhin në jetë për një arsye të caktuar. Kjo bëri që unë të zbuloja brenda vetes pasionin e madh që kisha për modelingun

3. Si mendon, çfarë është e rëndësishme për t’u bërë pjesë e modës?

Që të jesh pjesë e modës për mendimin tim nuk mjafton vetëm bukuria, por dhe të jesh modele në performancë është e pamjaftueshme. Çelësi i suksesit për mua është që me anë të logjikës të dish t’i menaxhosh të dyja edhe bukurinë edhe performancën. Duke krijuar stilin tënd fiton pikë ndaj vetes në mënyrë që të ndihesh e veçantë.

4. Paragjykohet sensualja në Shqipëri?

Paragjykohet po aq sa pëlqehet dhe komentohet. Mendoj se janë po ata njerëz që paragjykojnë por edhe qe të ndjekin.

5. Cilat tipare të pëlqejnë më shumë tek vetja?

Unë ndihem mirë me çdo pjesë të trupit tim, por më shumë do veçoja sytë…

6. Pamja e jashtme është kryesore në punën tënde. A ke frikë se askush nuk të merr seriozisht për atë çka mund të japësh si Xhensila, por të duan pranë vetëm për pamjen?

Kjo është e vërtetë, por civilizimi i shoqërisë dhe sidomos roli i femrës kohët e fundit e kanë larguar disi këtë koncept. Natyrisht raste episodike do të këtë por unë mendoj se kjo ndodh vetëm nëse ti nuk shfaq cilësitë e tua jofizike

7. Çfarë vlerëson tek një mashkull?

Vlerësoj dinjitetin dhe kritikoj hipokrizinë…gjithashtu respektin dhe vlerësimin…

8. Besojë se këto tipare po kërkoni edhe tek shoku juaj i jetës. Mendoni se ka ardhur koha?

Do të mendoja që gjetja e njeriut me të cilin do të kalosh jetën të mos ketë si kusht kohën apo vitet se kur kjo do të ndodhë. Për mua e rëndësishme është njeriu që do të jetë shoku i vërtetë i jetës dhe prindër shembullorë i familjes së shëndoshë.
9. Cilat janë këshillat për femrat të cilat kanë mosmarrëveshje në çift. Të vazhdojnë të bashkëjetojnë për opinion apo duhet të nisin një jetë të re?
Me pengje nuk e fiton kurrë lirinë! Ajo nuk duhet të kthej kokën mbrapa. Çfarë ndodh, ndodh për një arsye. Nëse dikush ka ikur nga jeta ime do të thotë qe s’duhet të ishte pjese e saj.

10. Çfarë këshillash mund të japësh për vajzat që duan të mbajë trupin sa më në formë?

Që të ruaj linjën fizike një femër do të ndodhet gjithmonë përball kësaj pyetje: Duhet të dish të hash apo të ushqehesh?

11. Eleganca është një qëllim individual i një femre apo natyrë e bukurisë së saj?

Unë mendoj se duhet të dish të ushqehesh dhe e eleganca nuk duhet të dhunohet nga të ngrënët e tepërt…domethënë duhet të dimë të ushqehemi..

12 Duke qenë se jeni aktive në rrjetet sociale, nëpërmjet fotos, e cila flet sikurse thotë populli: “Sa një mijë fjalë”. A ndiheni e bezdisur?

Patjetër që i ndjejë vështrimet e tyre nëpërmjet komenteve që janë publike, pëlqimeve dhe vlerësimeve. Miqësia ime në rrjetet sociale është e pakufizuar por gjithsecili di të vlerësojë foton dhe atë që përfaqëson një foto për një modele. A ndihem e bezdisur? Normalisht jo të gjithë e kanë kulturën për të vlerësuar një foto brenda kufijve dhe limiteve të pranueshme.

13 Si e mendoni reagimin e fansave dhe pritshmërinë për fotot tuaja?

Kam besim se do të ketë progres. Diku kam lexuar … doni ta shihni perspektivën tuaj? Shihni një fotografi aktuale, sepse ajo është perspektiva juaj. Unë e kam besuar këtë mendim dhe prandaj them se perspektivën duhet ta kem të suksesshme. Një femër që dëshiron t’i kushtohet skenës dhe karrierës duhet të ketë parasysh gjithmonë performancën e saj. Unë investoj seriozisht në performancën time, kam besim tek vetja dhe tek perspektiva; prandaj them se fansat e mi, ata që më kanë pëlqyer deri në këto momente do të vazhdojnë të më pëlqejnë pa fshehur synimin se kanë dëshirë normale për të arritur rrethin e fansave të mi. Fotografitë e reja, për të cilat ju fola besoj se do të ma realizojnë këtë synim dhe sigurisht që, do të ma bëjnë dhe më të lehtë rrugën drejt skenës.

14 Aktualisht keni në dorë dy diploma. Do t’ju pëlqente drejtësia apo politika?

Pavarësisht moshës sime të re, politika na ka zhgënjyer në këto vite dhe ndoshta do të më pëlqente por të bërit e një politike ndryshe. Mendojë dhe gjykojë se është moment më i mirë dhe më i domosdoshëm që Shqipërisë dhe shqiptarëve tu dhurojmë më shumë drejtësi dhe barazi. Në këtë kuadër drejtësia duhet patjetër të përfshi dhe të jetë e barabartë si për meshkujt edhe për femrat duke menduar se diskriminimi duhet ti takojë së kaluarës.

Intervistoi: Klaudia Malaj