Reforma në Drejtësi/ Basha dhe Meta konfirmojnë pjesëmarrjen

427
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e sotëm në orën 14:00, i cili do të zhvillohet në kuadër të Reformës në Drejtësi, midis krerëve të partive kryesore politike. Lajmi bëhet i ditur nga burime brenda PD-së, të cilët konfirmojnë prezencën e Bashës në takim. Po ashtu, edhe kreu i LSI-së do të marrë pjesë në takim, pas vetëofrimit që bëri ditën e djeshme për të qenë pjesë e bisedimeve.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, duket se nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim. Shkak për këtë është bërë tërheqja e ambasadorëve, të cilët theksuan se nuk do të jenë të pranishëm në takim, pasi kryedemokrati Lulzim Basha, nuk ka përmendur diskutimet për draftin hibrid të propozuar nga ndërkombëtarët. Takimi i sotëm rrezikon të kthehet në negociata PD-LSI, dy forca politike që duket se po shkojnë drejt një koalicioni.
Sigal