Vitore Stefa Leka/ Riza Lahi, poeti gojëëmbël!

532
Sigal

Largimi i Riza Lahit nga jeta na ka dëshëpruar pa masë! Një ndodhi e rëndë jo vetëm për familjen e tij, por dhe për të gjithë bashkëpunëtorët e tij të fushës shkrimore si dhe të shoqërisë civile, ku Ai ka dhënë kontribut shumë të madh! Unë as që mund ta përfytyroj  këtë shuarje, pasi më duket e pa besushme ! Riza Lahi i kishte të rrallë shokët, sikundër shprehet populli ynë i mençur me përkufizimet e tij të urtësisë. Ai ishte me temperament të qeshur, por dhe shumë serioz, ishte i ditur dhe me shumë vullnet duke u karakterizuar  nga cilësi dhe veti të larta manifestuese, të cilat duhet t’i ketë karakteristikë një intelektual dhe një krijues i mirëfilltë. Tashmë kur i mendoj, më parakalojnë para syve, kujtime dhe takime të shumta, ku Ai i buzëqeshur dhe me intuitën e tij zbulonte të vërteta të realitetit  të hidhur, trajtonte artikuj me tematikë, që rrallë mund t’i gjenin të tjerët  Nëse hynë në trashëgushmerinë  e tij te veprave, befasohesh nga tematika, larmiteti dhe mënyra e sipërfaqes të ndodhive dhe ngjarjeve. Ishte shumë i këndshëm në bisedë dhe të bënte të përqendroheshe  në dialogim me të. Si shodran në origjinë, ai manovronte dhe përdorte buzëqeshjen, humorin dhe fjalinë fine Ishte i hapur me të gjithë e kurrë s’bënte fjalë me njeri! Ai kishte art-komunikimi, kishte takt, etikë, sjellje e cila ishte e admirueshme! Bollëku kualitiv i veprave të tij flet më së miri për këtë! Po kështu më kanë tërhequr gjithmonë shkrimet e tij publicistike si dhe realizimet në fushën e përkthimeve, të cilat janë një pasuri e vlefshme respekti që shprehte ndaj njerëzve (mund të them se në këtë plan bilbilonte).  Në këtë kontekst , Rizai ishte një mik i vërtetë, që gjithmonë dinte t’i arkitekturonte miqësitë  me mprehtësinë e tij Mbaj mend bisedat për problemet kyçe ..Ai ishte një mik i mrekullueshëm i specifikuar nga ana ime, i veçantë e nga të rrallët … Ndërkohë ka qenë dhe mik i ngushtë i deputetit italian Onorevole Luca Bagliani , me të cilin dhe bashkëpunonte  në të gjitha fushat. Me Rizanë njihesha prej vitesh  dhe kam qenë në shumë veprimtari ndërkombëtare, letrare apo historike. Kemi qenë bashkë ku unë kam ardhur kastile me ftesën e Tij nga Italia, në ndarjen e ndihmave për fëmijtë e policëve të vrarë apo femijtë jetima në nevojë, ku ai ishte anëtar në kryesine  e  kësaj shoqate  Duhet theksuar se veprimtaritë e Rizait ishin të shumta Ai kishte miq kudo! RIZA LAHIT duhet ri respektohet dhe nderohet veprimtaria e tij shumëplanëshe. Fytyra e tij e qeshur plot jetë e vitalitet, nuk më ndahet nga sytë!