Ronaldo-Mesi-Ribeiri, 90 minutat finale për “Topin e Artë”

490
Sigal

Sot, në Zvicër do të organizohet ceremonia e shpalljes së fituesit. Favoriti kryesor është Ronaldo

 Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, ka votuar për mesfushorin e Bajernit të Munihut, Frank Riberi

Sot, në orën 18:30 në Cyrih të Zvicrës do të organizohet ceremonia e dorëzimit të “Topit të Artë” 2013, ku në garë për trofeun prestigjioz janë sulmuesi i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo; sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi dhe mesfushori i Bajernit të Munihut, Frenk Riberi. Ndërsa Lionel Mesi e ka fituar atë katër herë, Ronaldo e ka fituar vetëm një herë, ndërkohë që për francezin Riberi kjo është hera e parë që përfshihet midis tre kandidatëve. Sipas rregullit të paravendosur, për “Topin e Artë” votojnë të gjithë kapitenët dhe trajnerët e ekipeve kombëtare në botë, si dhe gazetarët e përzgjedhur nga e gjithë bota, nga një për çdo vend. Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, ka votuar për mesfushorin e Bajernit të Munihut, Frank Riberi, në garën për “Topin e Artë”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Cana, gjatë një interviste dhënë radios franceze “RMC”. “Kam zgjedhur Riberinë në vendin e parë, më pas Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin”, ka pohuar ai. Kujtojmë se për “Topin e Artë” votojnë të gjithë kapitenët dhe trajnerët e ekipeve kombëtare në botë. Sipas Canës, edhe Kristiano Ronaldo e meriton “Topin e Artë”, por në gjykimin e tij, Riberi ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm me bavarezët gjatë edicionit të shkuar, ndaj edhe vota ka shkuar për francezin. “Në fakt, këtë viti FIFA vendosi që ta zgjasë periudhën e votimit për “Topin e Artë”, për shkak të një numri të ulët të përgjigjeve (votimeve) të bëra nga përfaqësues të caktuar. Afati i parashikuar ishte deri më 14 nëntor, por ai i shty deri më 29 nëntor që të bëjnë zgjedhjen e tyre, për t’ia lënë më tej vendin procesit në fjalë, që do të kulmojë me laureimin e më të mirit në Zyrih, më 13 janar. Si pjesë e vendimit të FIFA-s, ata që kanë votuar tashmë janë në gjendje ta ndryshojnë zgjedhjen e tyre. “Për shkak të numrit të ulët të përgjigjeve nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare, si dhe përfaqësuesit e mediave, në mënyrë që të sigurojmë tërë votat e përfaqësuesve respektivë, FIFA dhe “France Football” e kanë zgjatur afatin për votim deri më 29 nëntor 2013, – tha zëdhënësi i FIFA-s. – Kapitenët e kombëtareve anëtare dhe përfaqësuesit e mediave, të cilët kishin qenë të ftuar për të votuar për çmimet e lartpërmendura, kanë qenë të informuar në përputhje me rrethanat. Edhe për ata që kanë votuar tashmë, zgjedhja mund të ndryshohet deri më 29 nëntor”, u tha atëherë. Topi i Artë” u krijua si çmim (trofe) në vitin 1956 dhe fillimisht u jepej vetëm lojtarëve europianë. Mishel Platini, Johan Krujf dhe Marko van Basten e kanë fituar nga tri herë atë. Leo Mesi bëhet i pari i të gjithëve edhe në këtë drejtim, duke rihapur debatin nëse talenti i tij krahasohet me atë të legjendave Pele dhe Maradona, karrierat e të cilëve ishte në zenitin e tyre para se FIFA ta jepte këtë trofe në vitin 1991. Legjendat e futbollit të Amerikës së Jugut nuk mund të konkurronin për “Topin e Artë”, sepse ai jepej nga revista franceze “France Football”. Këto trofe u shkrinë në një në vitin 2010. Për katër trofetë kryesorë kanë votuar trajnerët dhe kapitenët e të gjitha skuadrave përfaqësuese, si dhe gazetarë të ftuar. Votat janë hedhur në nëntor, para se Mesi të fitonte edhe më tepër famë për shkak të thyerjes së rekordit të madh të Gerd Mylerit, i cili kishte shënuar 85 gola në një vit kalendarik. Numri total i golave të Mesit përfshin 79 gola për Barcelonën dhe 12 për Argjentinën, duke e lënë pas tashmë rekordin e Mylerit, të arritur kur luante për Bajernin e Mynihut dhe Gjermaninë Perëndimore në vitin 1972.

  Nejmar, kandidat për golin më të bukur

  Leo Mesi nuk do të udhëtojë i vetëm drejt Cyrihut si kandidat për mbrojtjen e titullit të Topit të Artë, por qëndron në krye të një delegacioni të gjatë blaugranash, i shoqëruar nga Neymar, Dani Alves, Xavi e Iniesta, bashkë me 5 drejtuesit më të lartë të klubit. Argjentinasi i Barcelonës, pretendent për të fituar “Topin e Artë” për herë të pestë radhazi është në garë me Frank Riberi dhe Kristiano Ronaldon, ndërkohë që Nejmar në Zvicër shkon si kandidat për çmimin “Pushkash”, trofe që jepet për golin më të bukur të vitit. Sulmuesi i Barcelonës është nominuar për “Pushkas” për golin e shënuar me kombëtaren braziliane kundër Japonisë në Kupën e Konfederatave. Edhe një vit më parë, Neymar ishte kandidat kur luante ende me Santosin, ndërsa në 2011-ën u shpall fitues për një supergol të shënuar ndaj Flamengos në kampionatin brazilian. Delegacioni i katalanasve plotësohet me Dani Alves, Xavin e Iniestan, të tre kandidatë për formacionin ideal të vitit, që do të shpallet nga “FIFPro” në ceremoninë gala.

“Pleshti” i Barcelonës e ka fituar trofeun katër herë, më shumë se çdo futbollist tjetër

 Lionel Mesi, legjenda e “Topit të Artë”

 Lionel Mesi është lindur për të thyer rekorde. Argjentinasi i Barcelonës e ka fituar katër herë “Topin e Artë”. Ai është më i miri në historinë e këtij çmimi prestigjioz, pasi askush më parë nuk ka mundur ta fitojë atë kaq herë. Lionel Mesi po thyen çdo lloj rekordi në botën e futbollit.  Sulmuesi i Barcelonës dhe Argjentinës, që regjistroi plot 91 gola në vitin kalendarik 2012, ishte dukshëm favorit për ta fituar “Topin e Artë” të FIFA-s, teksa ka lënë pas shokun e skuadrës, Andres Iniesta, dhe rivalin e madh në La Liga, Kristiano Ronaldon e Realit të Madridit. Trofeu i katërt prestigjioz individual e vendos Mesin mbi fituesit e trefishtë: Zidane dhe Ronaldo i Brazilit. “Topi i Artë” u krijua si çmim (trofe) në vitin 1956 dhe fillimisht u jepej vetëm lojtarëve europianë. Mishel Platini, Johan Krujf dhe Marko van Basten e kanë fituar nga tri herë atë. Leo Mesi bëhet i pari i të gjithëve edhe në këtë drejtim, duke rihapur debatin nëse talenti i tij krahasohet me atë të legjendave Pele dhe Maradona, karrierat e të cilëve ishte në zenitin e tyre para se FIFA ta jepte këtë trofe në vitin 1991. Legjendat e futbollit të Amerikës së Jugut nuk mund të konkurronin për “Topin e Artë”, sepse ai jepej nga revista franceze “France Football”. Këto trofe u shkrinë në një në vitin 2010. Për katër trofetë kryesorë kanë votuar trajnerët dhe kapitenët e të gjitha skuadrave përfaqësuese, si dhe gazetarë të ftuar. Numri total i golave të Mesit përfshin 79 gola për Barcelonën dhe 12 për Argjentinën, duke e lënë pas tashmë rekordin e Mylerit, të arritur kur luante për Bajernin e Mynihut dhe Gjermaninë Perëndimore në vitin 1972.

Trajneri më i mirë për vitin 2012 doli Vinsente Del Boske, njeriu që e udhëhoqi përfaqësuesen spanjolle drejt fitimit të kampionatit Europian 2012 në Poloni dhe Ukrainë. Ai e drejtoi Spanjën drejt rikonfirmimit si Kampione Europe. Ai superoi kësisoj konkurrencën e Pep Guardiolës, i tërhequr përkohësisht prej gati një viti nga trajningu, dhe të Hoze Mourinjos, kampion i La Liga dhe trajner i Realit të Madridit. Formacionin më të mirë e dominojnë iberikët, me 7 lojtarë të Spanjës, “FIFPro Ëorld XI” (4-3-3): Iker Casillas; Dani Alves, Gerard Pique, Sergio Ramos, Marcelo; Ksabi Alonso, Ksavi, Andres Iniesta; Lionel Messi, Radamel Falkao, Kristiano Ronaldo.

PALMARES, “TOPI I ARTË”

 Viti Lojtari                 Shteti

1956      Stenli Methjus           Anglia

1957      Alfredo Di Stefano    Spanja

1958      Raymond Kopa         Franca

1959      Alfredo Di Stefano    Spanja

1960      Luis Suarez         Spanja

1961      Omar Sivori        Italia

1962      Josef Masopust          Çekosllovakia

1963      Lev Jashin                 Bashkimi Sovjetik

1964      Denis Lo                    Skocia

1965      Eusebio               Portugalia

1966      Bobby Charlton         Anglia

1967      Florian Albert            Hungaria

1968      George Best        Irlanda Veriore

1969      Gianni Rivera            Italia

1970      Gerd Myler                Gjermania

1971      Johan Krujf         Holanda

1972      Franz Bekenbauer             Gjermania

1973      Johan Krujf         Holanda

1974      Johan Cruijff             Holanda

1975      Oleh Blochin             Bashkimi Sovjetik

1976      Franz Beckenbauer    Gjermania

1977      Allan Simonsen         Danimarka

1978      Kevin Keegan            Anglia

1979      Kevin Keegan            Anglia

1980      Karl-Heinz Rumenige      Gjermania

1981      Karl-Heinz Rumenige      Gjermania

1982      Paolo Rossi         Italia

1983      Michel Platini            Franca

1984      Michel Platini            Franca

1985      Michel Platini            Franca

1986      Ihor Bilanov       Bashkimi Sovjetik

1987      Rud Gulit                   Holanda

1988      Marko van Basten            Holanda

1989      Marko van Basten            Holanda

1990      Lothar Matthäus        Gjermania

1991      Jean-Pierre Papin       Franca

1992      Marko van Basten            Holanda

1993      Roberto Baggio         Italia

1994      Christo Stoiçkov       Bullgaria

1995      George Ueah              Liberia

1996      Matias Zamer            Gjermania

1997      Ronaldo              Brazili

1998      Zinedin Zidan            Franca

1999      Rivaldo               Brazili

2000      Luís Figo                   Portugalia

2001      Michael Ouen            Anglia

2002      Ronaldo              Brazili

2003      Pavel Nedved            Çekia

2004      Andriy Shevchenko   Ukraina

2005      Ronaldinjo                 Brazili

2006      Fabio Kanavaro         Italia

2007      Kaka                          Brazili

2008      Kristiano Ronaldo     Portugalia

2009      Lionel Mesi        Argjentina

2010      Lionel Mesi        Argjentina

2011      Lionel Mesi        Argjentina

2012      Lionel Mesi       Argjentina