Argjentina mendon të nxjerrë në qarkullim kartëmonedhë me fytyrë të Messit

100
Sigal

Sa kushton Lionel Messi? Pak më pak se gjashtë euro! Të paktën, kaq vlerësohet në euro kartëmonedha argjentinase 1000 Peso, në të cilën Banka Qendrore e Argjentinës thuhet se po konsideron ta vendosë fytyrën e futbollistit.

Sipas gazetës El Financiero, organi qeverisës financiar i shtetit të Amerikës së Jugut po shikojnë opsione për të shënuar triumfin historik të vendit të tyre në Kupën e Botës.

Vendosja e fytyrës së lojtarit në kartëmonedhë thuhet se është një opsion i preferuar pasi shifra fillon me “10” – numri i fanellës që e ka bart lojtari i kombëtares së Argjentinës, shkruan thesun.

Dhe në anën e pasme të parasë është sugjeruar që të mbishkruhet “La Scaloneta” – pseudonimi i kryetrajnerit argjentinas, Lionel Scaloni.

Kujtojmë se Banka Qendrore e Argjentinës prezantoi monedha komerciale për të përkujtuar triumfin e parë të vendit në Kupën e Botës në vitin 1978.

Messi aktualisht po shijon lavdinë në Kupën e Botës, pasi më në fund fitoi trofeun e vetëm që i kishte munguar gjatë karrierës si futbollist.

Ai shënoi dy herë në finalen e paharrueshme të cilën Argjentina e fitoi me penallti pasi barazoi 3-3 me Francën. Messi, 35 vjeçar u shpall lojtari më i mirë i turneut, megjithëse Këpucën e Artë e fitoi francezi, Kylian Mbappe, i cili shënoi “hat-trick” në finale.