Vidhet bankomati në Vlorë, hajdutët marrin 20 mln lekë dhe zhduken

448
Sigal

Një vjedhje ka ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit në fshatin Novoselë të Vlorës.

Burime nga Policia thonë se persona të paidentifikuar kanë vjedhur një bankomat të një banke në fshat.

Po të njëjtat burime thonë se janë vjedhur 20 mln lekë të vjetra nga bankomati. Autorët dyshohet se kanë përdorur prerës metalik për të hapur bankomatin.

Policia është vënë në ndjekje të tyre. Po shqyrtohen edhe kamerat e sigurisë.