Tre mënyra për t’u bërë njeri më i mirë përmes filozofisë

594
1. Bëhu i arsyeshëm
Imanuel Kant (Immanuel Kant) na ka mësuar për rëndësin e dallimit midis lumturisë së përkohshme dhe asaj të përhershme. Duke e përdorur sensin tonë të arsyes, ne jemi të aftë t’i zgjedhim veprimet që na sjellin dobi afatgjatë neve dhe të tjerëve. Madje edhe Aristoteli theksonte se të mençurit i bazojnë veprimet e tyre në arsye (ose logjik) dhe jo në intuitë. Mendimi i arsyeshëm na lejon të kuptojmë se ne nuk duhet të tentojmë t’i kënaqim dëshirat tona të menjëhershme. Si rrjedhim, ai na mëson kuptimin e vërtetë të lumturisë.
2. Bëhu modest
Rene Dekart (Rene Descartes) pohonte se ne duhet ta pranojmë se universi është i pafund dhe se ne nuk jemi në qendër të tij. Edhe pse autorët e zakonshëm e thonë, universi nuk komploton për të na ndihmuar ne dhe se sigurisht ai nuk e riformëson veten për hir të mirëqenjes tonë. Në mënyrë të njejt, Sokrati besonte se njeriu vërtet i mençur, si rrjedhim edhe i mirë, është njeri modest i cili nuk pretendon të dijë gjithçka. Kur ta kuptojmë se ne nuk jemi aq të rëndësishëm sa mendojmë dhe gjithashtu nuk jemi më të mirë se të tjerët, ne me të vërtetë mund të bëhemi të mirë dhe në këtë mënyrë e meritojmë lumturinë
3. Bëhu i respektueshëm
Konfuçi (Confucius) ka folur për rëndësinë e mënyrës se si i trajtojmë ne prindërit. Ai mendonte se mënyra e vetme për të qenë i mirë dhe për të promovuar harmoninë në shoqëri është përmes sjelljeve të moralshme dhe të respektueshme, dhe se këto sjellje mund ti bëjmë vetëm kur të mësojmë të praktikojmë vet-disiplinën. Prandaj, ne duhet t’i respektojmë të tjerët dhe të veprojmë siç duhet, në mënyrën që të na bëjë të denjë për admirim. Ne kurr nuk duhet t’i harrojmë sjelljet e respektueshme, pavarësisht gjendjes tonë. Kur është puna tek respekti, nuk ka inferior dhe as superior; të gjithë jemi të barabartë.
Sigal