Të gjithë në Teatrin Kombëtar për të shijuar magjinë e Çehovit dhe për të shijuar atmosferën Çehoviane

49
Komedia “Martesa” mbërrin në Tiranë
Aktorët : 
SANIE HOTI 
XHEJN FAMA
MIMOZA MARJANAKU
ADELINA MUCA
AMOS ZAHARIA
ERVIN DOKO
ERALDA CAUSHI 
SUELA BAKO
GJERGJ DOCI
MARSEL RUPI
VILMA HODO
Regjisore: DRIADA DERVISHI
KOREOGRAF : ELTON CEFA
Një “ Martesë”jo e zakonshme. Ku gjithçka mund te ndodh. Një podium i gjatë do pushtoj mes për mes skenën e dashur te Teatrit Kombëtar i cili do te kthehet herë në një tavoline banketi, herë në një pistë kërcimi, në një shtrat ku bëhet dashuri, pastaj në një urë buzë detit, e në fund në një vend ku do të bëhet një duel. Kujdes! Një zonjë plot sharmë dhe aftësi të rafinuara i shpall duel një pronari tokash. Kjo dhe të papritura të tjera do trazojnë këtë “ Martesë”. Nusja e së cilës pavarësisht gjithçkaje do vetëm të kërcej dhe gjithçka tjetër mendjelehtësish e kalon. Kjo “ Martesë” frymëzon një djalë të pashëm i ftuar në dasmë të propozoj vajzën e jetës së tij. Por për dreq një konflikt mbi pronën i paplanifikuar do të prish planet e tij…a do arrij ai te propozoj vajzën e jetës së tij? Në datat 4 dhe 5 qershor ora 20.00 të gjithë në Teatrin Kombëtar për të zbuluar të papriturat e “ Martesës” së jashtëzakonshme me regji të Driada Dervishit. Të gjithë në Teatrin Kombëtar për të shijuar magjinë e Çehovit dhe për të shijuar atmosferën Çehoviane e cila mbështjell si një parfum të gjithë shfaqen. Regjisorja Driada Dervishi së bashku me koreografin e mirënjohur Elton Cefa dhe trupën e aktoreve të Teatrin Aleksandër Moisiu Durrës kanë punuar me përkushtim dhe profesionalizëm për të sjellë për publikun e kryeqytetit një komedi që të shkrin gazit dhe fal shumë emocion. Pas suksesit të saj në Teatrin Aleksandër Moisiu komedia “Martesa” pret të marr vlerësimin dhe duartokitjet e publikut të nderuar artdashës të kryeqytetit. Trupa energjike e aktorëve të Teatrit Aleksandër Moisiu është gati për t’ju dhuruar një komedi plot gaz dhe situata me të cilat publiku do identifikoj veten dhe do reflektoj duke marrë shumë kënaqësi. Një reflektim i natyrshëm për kohen që ikën dhe të bukurës e cila ka fuqinë të na magjeps dhe s’mundet të qëndroj për shumë gjatë. Mrekullia e penës së Cehovit dhe mjeshtëria e konceptit regjisorial të Driada Dervishit do sjellin një komedi që pret të mbush sallën e Teatrit Kombëtar në datat 4 dhe 5 qershor ora 20.00. Për të pasur të siguruar vendin tuaj në sallën e dashur të Teatrit Kombëtar rezervoni në numrin 04 222 30 22.