Tajlandë, rrezikon 37 vjet burg se fyeu qenin e familjes mbretërore

588
Një postim sarkastik për qenin e familjes mbretërore tajlandeze, mund t’i kushtojë deri në 37 vjet burg. Thanakorn Siripaiboon, punëtor në një fabrikë, akuzohet për fyerje ndaj madhërisë dhe krime informatike nga një gjykatë ushtarake pasi kishte shfaqur në web qenin e shpëtuar në rrugë nga Mbreti Bhumibol Adulyadej. Në Tajlandë është krim të fyesh një anëtar të familjes mbretërore dhe kafsha konsiderohet pjesë e familjes së sovranit.
Policia tajlandeze po mbyll ndërkohë hetimet kundër 20 personave që ishin administratorë të grupit në “Facebook”, në të cilin është shkruar postimi dhe mbi të gjithë anëtarët e faqes që kanë ndarë përmbajtjen. Në Tajlandë, të kritikosh apo fyesh një anëtar të familjes mbretërore, është një krim i rëndë, që mund të shkojë deri në një dënim në 15 vjet. Tongdaeng, ky është emri i qenit që është shpëtuar në rrugë nga mbreti Bhumibol Adulyadej dhe duhet shumë nga familja mbretërore, aq sa është regjistruar edhe në librin e shkruar në vitin 2002 nga sovrani. Në tekst, qeni përshkruhet se “e respekton familjen mbretërore, është i përulur dhe i kujdesshëm ndaj protokollit”.
Sigal