Supermodelja e Victoria’s Secret shtatzënë?

567
Thuhet se Rosie Huntington-Whiteley është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.
Supermodelja 29-vjeçare ndezi thashethemet pasi postoi një fotografi të saj me një kalë pas Vitit të Ri më 2 janar.
“A jeni shtatzënë”, ka komentuar njëri prej ndjekësve të saj theksuar se Huntington – Whiteley dyshohet se e ka fshirë komentin e tij.
“Unë e pyeta për shtatzëni, por ajo e fshiu atë”, ka thënë personi.

Rosie kohën e fundit është fotografuar në aeroportin LAX më 24 janar kur kishte të veshur një bluzë të zezë dhe një pallto me numër më të madh. Para kësaj, ajo është parë në Londër më 10 janar e veshur me një tjetër bluze e cila fshihte stomakun e saj.
Një burim i afërt i Us Weekly ka thënë se “ajo dukshëm dukej shtatzënë” kohëve të fundit.Modelja e Victoria’s Secret konfirmoi për Us Weekly në janar të vitit 2016 se ajo është fejuar me të dashurin e saj të një kohe të gjatë, aktorin Jason Statham, 49-vjeçar.
Çifti të cilët kanë qenë së bashku për gjashtë vjet, janë takuar në setin e xhirimeve të filmit “Transformers” në vitin 2011.

Sigal