“Star Wars” thyen rekordet e biletave

604
Premiera ishte në fillim të kësaj jave, por “Star Wars” ka shënuar një sukses të madh, dhe është një nga filmat më të pëlqyer fantastiko-shkencorë.
Ky film ka thyer rekord në shitjen e biletave shkruan Bloomberg. Me 238 milionë dollarë të mbledhura nga shitja e biletave në Amerikë dhe Kanada, bëhet filmi më i suksesshëm në javën e parë të publikimit.
“Star Wars: The Force Awakens” tejkalon filmin e Universal Studios “Jurassic World”, që në javën e parë të lëshimit në muajin qershor kishte fituar 208.8 milionë dollarë.
Sigal