Soprano Arlinda Morava shkëlqen në Bukuresht….

929
Në Muzeun Bashkiak të Bukureshtit u organizua spektakli artistik shqiptaro-rumun me muzikë, balet dhe poezi

Këto ditë në Muzeun Bashkiak të Bukureshtit, apo siç njihet ndryshe dhe Pallati Sutu, nën kujdesin e Ambasadës Shqiptare në Rumani dhe Bashkisë së Bukureshtit, u organizua spektakli artistik shqiptaro- rumun me muzikë, balet dhe poezi, dedikuar publikut rumun, si dhe qindra shqiptarëve që jetojnë dhe studiojnë prej vitesh në Rumani. Ky eveniment artistik e kulturor u konceptua dhe u organizua nga sopranoja e mirënjohur Arlinda Morava. Sopranoja lirike Arlinda Morava e njohur për aktivitetin shumë të ngjeshur artistik , si dhe suksesin e saj në skenën operistike shqiptaro-rumune, dhe në ato evropiane, u prezantua jo vetëm në rolin e sopranos, por edhe si regjisore e producente e kësaj mbrëmjeje Gala. Madhështore po aq edhe magjepsëse, të interpretuarit në stilin klasik, madhështia e talentit dhe kredencialeve të arritjeve dhe sukseseve të saj, e kanë radhitur artisten e shquar shqiptare, sopranon lirike operistike Arlinda Morava, në krye të epokës së artë të sopranove të shquara me famë evropiane. Kritikët e artit dhe të operës e kanë vlerësuar teknikën, vokalin, zërin dhe interpretimet e saj, si nga më të talentuarit e profesionalë. Repertori i artistes shqiptare me famë botërore shkon nga veprat klasike të Verdit. Leharit , Puciniit, Bizesë etj. Në këtë eveniment e shoqëruar nga Prof. Dr. Cristian Alexander Petrescu, një prej kompozitorëve dhe interpretuesve më të mëdhenj rumun, ajo debutoi me mjaft finese, si dhe përcolli momente shumë emocionuese për publikun pjesë nga perlat e repertorit të muzikës operistike dhe asaj popullore shqiptare, duke nxitur tek artdashësit vlerësimet maksimale, Në fjalën e tij përshëndetëse Ambasadori Ilir Tepelena theksoi se qëllimi kryesor i Ambasadës është se përveç funksionit diplomatik për të përmirësuar, rritur marrëdhëniet diplomatike të shkëlqyera shqiptaro-rumune është promovimi Shqipërisë me të gjitha mjetet dhe instrumentet disponuese, ku mjeti me efikas mbetet Kultura në të gjithë komponentët e saj” Një jehonë të gjerë mediatike pati ky spektakël dhe nga media e shkruar dhe ajo audiovizive rumune,ku Televizioni Publik Rumun, e përshkroi si një koncert fantastik dhe një performancë e mrekullueshme e realizuar nga artistja shqiptare në bashkëpunim me ata rumun.
Sigal